• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Gener 2 sh.p.k.

Recepsioniste ABA Business Center

Gener 2 sh.p.k.
Apliko
Sherbim ndaj KlientitTiranë3 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Recepsioni në ABA Business Center është përgjegjës për pritjen dhe komunikimin me vizitorët, klientët dhe përdoruesit e ambienteve të kompanisë, si edhe për bashkërendimin e hyrjeve dhe daljeve të tyre në objektet që administrohen nga kompania, në përputhje me procedurat përkatëse.

Detyrat

  • Mirëpret, komunikon dhe regjistron vizitorët, klientët dhe përdoruesit që kërkojnë të hyjnë në ambientet e kompanisë.
  • Zbaton rregullat dhe procedurat që lidhen me hyrjen dhe daljen në mjediset e kompanisë.
  • Ndërton dhe mirëmban bazën e të dhënave me informacionet përkatëse si emri, numri i telefonit, adresa e vendndodhjes, adresa postare dhe adresa e postës elektronike për firma ose persona me të cilët kompania komunikon.
  • Përgatit dhe administron bazën e të dhënave për qiramarrësit, klientët dhe përdoruesit e shërbimeve të kompanisë, duke përfshirë të dhëna si emri, numri i telefonit, adresa e vendndodhjes, adresa postare dhe adresa e postës elektronike.
  • Menaxhon korrespondencën përmes postës elektronike në adresën zyrtare të këtij pozicioni pune.
  • Komunikon me personat që paraqiten në recepsion dhe organizon lidhjen e tyre me personat përkatës pasi merret konfirmimi i nevojshëm nga pritësi.
  • Njeh përgjegjësitë specifike të rolit dhe i zbaton ato sipas kërkesës së eprorit.
  • Respekton standardet më të mira të komunikimit me stafin dhe me vizitorët.

Kualifikimet

  • Edukimi: Arsim i lartë.
  • Gjuhë të huaja: Anglisht, Italisht.
  • Njohuri kompjuterike: Paketa Microsoft Office.
  • Eksperienca e kërkuar: Mbi 1 vit përvojë në një pozicion të ngjashëm.