Titulli: Punonjësi i parkimit
Përshkrimi: Punonjësi i parkimit është përgjegjës për menaxhimin dhe organizimin e hapësirave të parkimit brenda një rezidence banimi, duke siguruar rend, siguri dhe shërbim korrekt për banorët dhe vizitorët.
Detyrat:
- Mbikqyr zonën e traut në hyrje dhe dalje të tij
- Konstaton dhe raporton mbi higjenën në koordinim me stafin e pastrimit
- Siguron mbarevajtje të trafikut në zonën e traut dhe zona të tjera sipas koordinimit nga përgjegjësi i parkimit
- Ndihmon klientët të cilët shfaqin vështirësi në daljen nga parkimi, si edhe informon klintët për incentivat e parkimit
- Orienton klientët mbi ashensorët dhe daljet e emergjencës
- Në raste emergjence ndërhyn sipas instruksioneve të komunikuara nga përgjegjësi i parkimit
- Konfiguron biletat e parkimit në dalje
- Verifikon faturat tatimore të blerjeve në varësi të incentivave të miratuara
- Shtypja e kasës fiskale për cdo biletë/pagesë dhe realizimi i mbylljes së raportimit ditor fiskal
- Administrimi i cashit të turnit deri në mbylljen në kasafortë
- Ndezje/fikje e pajisjeve të brendshme të kabinës
- Raportimi i cdo problematike tek epriori direkt
Kualifikimet:
- Përvojë e mëparshme e punës në shërbime
- Aftësi dhe etikë komunikimi
- Aftësi të shërbimit ndaj klientit
- Gjendje e mirë fizike për të qëndruar gjatë në këmbë
- Saktësi në përdorimin e kasës fiskale