Përshkrimi
Pozicioni është për Magazinier.
Detyrat
- Kryen përpunimin e të gjitha hyrje-daljeve të artikujve në magazinë sipas rregullave dhe procedurave të kompanisë, duke respektuar dokumentacionin përkatës.
- Siguron që hapësira e magazinës të shfrytëzohet vetëm për ruajtjen e inventarit dhe që qasja në të të jetë e kufizuar.
- Verifikon mallrat për sasi dhe cilësi në përputhje me dokumentet shoqëruese.
- Kujdeset për etiketimin e artikujve sipas procedurave të përcaktuara nga kompania.
- Regjistron Fletë-Hyrjet dhe Fletë-Daljet në rend kronologjik në Sistemin Financiar.
- Siguron zbatimin e standardeve të sigurisë për ruajtjen e inventarit, duke marrë parasysh kërkesat teknike dhe teknologjike të materialeve.
- Ndihmon në procesin e Nxjerrjes Jashtë Përdorimit dhe përditëson regjistrat e inventarit si edhe kartelat e artikujve që miratohen për dalje jashtë përdorimit.
- Merr pjesë në inventarizimin fizik të magazinave duke i vënë në dispozicion komisionit informacionin dhe kushtet e nevojshme.
- Ndërmerr masa për ruajtjen e sigurt të artikujve, përfshirë mbrojtjen ndaj humbjes ose vjedhjes.
- Raporton për mallrat e dëmtuara, si edhe për ato me qarkullim të ngadaltë.
Kualifikimet
- Edukimi: Arsim i mesëm.
- Gjuhë të huaja: Italisht ose Anglisht – nivel bazik.
- Njohuri kompjuterike: Paketa Office.
- Eksperienca e kërkuar: Mbi 3 vjet përvojë në një pozicion të ngjashëm.
- Të posedojë leje drejtimi të kategorisë B.