Titulli: Kryeinxhinieri
Përshkrimi:
Kryeinxhinieri është përgjegjës për drejtimin dhe mbikëqyrjen teknike të projektit, duke siguruar që projektimi dhe zbatimi i punimeve të realizohen sipas standardeve teknike, rregulloreve të ndërtimit dhe kërkesave të projektit.
Detyrat:
- Drejton dhe koordinon aktivitetet teknike të projekteve të ndërtimit rezidencial.
- Mbikëqyr dhe kontrollon projektet strukturore dhe arkitektonike përpara dhe gjatë zbatimit.
- Siguron që punimet në kantier të realizohen sipas projektit ekzekutiv, standardeve teknike dhe legjislacionit në fuqi.
- Koordinon punën ndërmjet inxhinierëve të projektit, projektuesve, kontraktorëve dhe mbikëqyrësve.
- Ofron zgjidhje teknike për problemet që lindin gjatë zbatimit të punimeve.
- Kontrollon dhe aprovon materialet dhe metodat e ndërtimit të përdorura në projekt.
- Mbikëqyr përgatitjen dhe kontrollin e dokumentacionit teknik dhe raporteve të progresit.
- Merr pjesë në planifikimin teknik dhe optimizimin e zgjidhjeve strukturore të projektit.
- Siguron respektimin e standardeve të sigurisë në punë dhe cilësisë së ndërtimit.
- Bashkëpunon me menaxhimin e projektit për të garantuar realizimin e objektivave në kohë dhe buxhet.
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi.
- Minimumi 8–10 vite eksperiencë profesionale në projekte ndërtimi, preferohet në projekte rezidenciale.
- Eksperiencë në drejtimin teknik të projekteve ndërtimore.
- Njohuri shumë të mira në analizë strukturore dhe projektim konstruktiv.
- Aftësi në përdorimin e programeve teknike si AutoCAD, ETABS, SAP2000, MS Project ose programe të ngjashme.
- Aftësi të forta organizative, menaxheriale dhe komunikimi.
- Eksperiencë në menaxhimin e projekteve të mëdha rezidenciale ose komerciale.
- Të jetë i gatshëm të punojë / jetojë jashtë Tiranë.
Dokumentet e kërkuara:
Afati i fundit i aplikimit: 17 Prill 2026, ora 17:00.
Shënime:
- Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
- Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.