• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Gener 2 sh.p.k.

Inxhinier zbatimi ne objekte civile

Gener 2 sh.p.k.
Apliko
Ndertimtari & InxhinieriTiranë3 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Inxhinieri i zbatimit është përgjegjës për organizimin dhe mbikëqyrjen e realizimit të punimeve civile të projektit, në përputhje me projektin, preventivin, specifikimet teknike, standardet dhe grafikun e miratuar, deri në dorëzimin përfundimtar të objektit.

Detyrat

  • Para nisjes së punimeve, verifikon vlefshmërinë e dokumentacionit tekniko-ligjor të objektit sipas listës së miratuar.
  • Analizon projektet e zbatimit, preventivin dhe specifikimet teknike të objektit dhe jep vërejtje kur evidenton mangësi ose parregullsi.
  • Zbaton planin e organizimit të punimeve, përgatit plane ditore, javore dhe mujore dhe i paraqet te Përgjegjësi i Sektorit të Zbatimit / Menaxheri i Projektit për diskutim ose miratim.
  • Mban përgjegjësi që punimet të realizohen sipas projekteve të zbatimit, preventivit, specifikimeve teknike dhe standardeve të cilësisë.
  • Është përgjegjës për cilësinë e punimeve, përdorimin korrekt të materialeve dhe zbatimin e metodologjisë së duhur.
  • Raporton çdo ditë te Drejtori i Kantierit mbi aktivitetet e cilësisë, masat e ndërmarra për evidentimin dhe zgjidhjen e problematikave, si edhe mbi statusin e tyre.
  • Merr pjesë në të gjitha matjet e volumeve dhe mban procesverbalet përkatëse.
  • Zbaton grafikun e punimeve sipas afateve të përcaktuara dhe ndjek punën e nënkontraktorëve, grupeve të punës ose individëve në objekt, duke siguruar që puna të kryhet me cilësi, në kohë dhe sipas standardeve më të larta të HSE.
  • Ofron vazhdimisht sqarime për organizimin e punës, zbatimin e projektit dhe kushtet teknike te Drejtuesi i Kantierit.
  • Përpilon, plotëson dhe raporton listë-prezencën e punonjësve në kantier.
  • Plotëson ditarin e punimeve dhe Librin e kantierit dhe ia paraqet eprorit për miratim.
  • Harton në mënyrë të vazhdueshme librezat e masave për punimet e realizuara.
  • Përgatit periodikisht listëpagesat për punët e kryera nga nënkontraktorët, grupet e punës ose individët në objekt.
  • Plotëson vazhdimisht dokumentacionin tekniko-ligjor gjatë të gjitha fazave të ndërtimit deri në përfundimin e objektit.
  • Evidenton nevojat për ndryshime në projektet e zbatimit dhe në preventivin e objektit dhe i propozon ato për miratim në strukturat përkatëse.
  • Ndjek dhe mban përgjegjësi për normativat e harxhimit të materialeve që vendosen në vepër.
  • Kërkon dhe verifikon që të gjitha materialet që mbërrijnë në objekt të jenë të shoqëruara me certifikata origjine dhe cilësie, në përputhje me specifikimet teknike.

Kualifikimet

  • Të jetë i diplomuar në Inxhinieri Ndërtimi.
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe të një prej gjuhëve të tjera të EU.
  • Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune në projekte civile.
  • Të demonstrojë aftësi të mira analitike dhe raportuese.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi, si me shkrim ashtu edhe verbal.
  • Të jetë i disponueshëm për të punuar jashtë Tirane.