Përshkrimi
Inxhinieri i zbatimit ka përgjegjësi të koordinojë dhe të mbikëqyrë realizimin e punimeve civile të ndërtimit për projektin, në përputhje me projektin, preventivin, specifikimet teknike, standardet dhe grafikun e miratuar, deri në dorëzimin përfundimtar të objektit.
Detyrat
- Para nisjes së punimeve, verifikon vlefshmërinë e dokumentacionit tekniko-ligjor të objektit sipas listës së miratuar.
- Analizon projektet e zbatimit, preventivin dhe specifikimet teknike të objektit që do të ndërtohet, dhe jep vërejtjet përkatëse kur evidentohen mangësi ose parregullsi.
- Zbaton planin e organizimit të punimeve, përgatit planet ditore, javore dhe mujore, dhe i paraqet te Përgjegjësi i Sektorit të Zbatimit / Menaxheri i Projektit për diskutim ose miratim.
- Mban përgjegjësi që punimet të kryhen në përputhje me projektet e zbatimit, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet e cilësisë.
- Është përgjegjës për cilësinë e punimeve, përdorimin korrekt të materialeve dhe zbatimin e metodologjisë së duhur.
- Raporton çdo ditë te Drejtori i Kantierit mbi aktivitetet e cilësisë, masat e ndërmarra për identifikimin dhe zgjidhjen e problematikave, si edhe mbi statusin e tyre.
- Merr pjesë në të gjitha matjet që kryhen për volumet dhe përgatit procesverbalet përkatëse.
- Zbaton grafikun e punimeve sipas afateve të përcaktuara, ndjek dhe monitoron punën e nënkontraktorëve, grupeve të punës ose individëve që angazhohen në objekt, duke u siguruar që puna të realizohet me cilësi, brenda afatit dhe sipas standardeve më të larta të HSE.
- Ofron sqarime të vazhdueshme për organizimin e punës, zbatimin e projektit dhe kushtet teknike te Drejtuesi i Kantierit.
- Përpilon, plotëson dhe raporton listëprezencën e punonjësve në kantier.
- Plotëson ditarin e punimeve dhe Librin e kantierit, dhe ia paraqet eprorit për miratim.
- Përgatit në mënyrë të vazhdueshme librezat e masave për punimet që realizohen.
- Harton periodikisht listëpagesat për punët e kryera nga nënkontraktorët, grupet e punës ose individët në objekt.
- Plotëson në vazhdimësi dokumentacionin tekniko-ligjor gjatë gjithë fazave të ndërtimit deri në përfundimin e objektit.
- Identifikon nevojat për ndryshime në projektet e zbatimit dhe në preventivin e objektit, dhe i propozon ato në strukturat përkatëse për miratim.
- Ndjek dhe mban përgjegjësi për normativat e harxhimit të materialeve që vendosen në vepër.
- Kërkon dhe verifikon që të gjitha materialet që mbërrijnë në objekt të jenë të shoqëruara me certifikata origjine dhe cilësie, në përputhje me specifikimet teknike.
Kualifikimet
- Të jetë i diplomuar në Inxhinieri Ndërtimi.
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe të paktën një prej gjuhëve të tjera të EU.
- Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune në projekte civile.
- Të demonstrojë aftësi të mira analitike dhe raportuese.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi, si me shkrim ashtu edhe verbal.
- Të jetë i gatshëm të punojë jashtë Tirane.