• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Gener 2 sh.p.k.

Inxhinier zbatimi ne objekte civile

Gener 2 sh.p.k.
Apliko
Ndertimtari & InxhinieriTiranë6 ditë më parëFull Time

Përshkrimi

Inxhineri i zbatimit ka si detyre funksionale organizimin dhe mbikqyrjen e zbatimit te punimeve civile te ndertimit te projektit (objektit) ne perputhje me projektin, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet, grafikun e miratuar deri ne fazen e dorezimit te objektit.

Detyrat

  • Para fillimit te punimeve shqyrton vlefshmerine e dokumentacionit tekniko-ligjor te objektit sipas nje liste te miratuar;
  • Shqyrton projektet e zbatimit, preventivin dhe specifikimet teknike te objektit qe do te ndertohet dhe ben verejtjet perkatese kur konstaton mangesi dhe parregullesi;
  • Zbaton plan organizimin e punimeve, harton planet ditore, javore dhe mujore dhe paraqet tek Pergjegjesi i Sektorit Zbatimit / Menaxheri i Projektit për diskutim apo miratim;
  • Mban pergjegjesi per zbatimin e punimeve ne perputhje me projektet e zbatimit, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet e cilesise;
  • Eshte pergjegjes per cilesine e punimeve , aplikimin e sakte te materialeve dhe metodologjine;
  • Raporton tek Drejtori i Kantierit ne baze ditore per aktivitetet e cilesise hapat qe ka ndermare per evidentimin dhe zgjidhjen e problematikave, si dhe statusin e tyre;
  • Merr pjese ne te gjitha matjet qe kryhen per volumet dhe mban proces verbale perkatese;
  • Zbaton grafikun e punimeve ne perputhje me afatet e percaktuara Ben ndjekjen dhe monitorimin e punes te nenkontraktoreve, grupeve te punes apo individeve qe punojne ne objekt dhe sigurohet qe puna te kryhet me cilesi, ne kohe, dhe sipas standarteve me te larta te HSE;
  • Jep sqarime te vazhdueshme mbi organizimin e punes dhe zbatimin e projektit dhe kushteve teknike tek Drejtuesi i Kantierit;
  • Perpilon,ploteson dhe raporton Liste prezencen e punonjesve ne kantjer;
  • Ploteson ditarin e punimeve dhe Librin e kantjerit dhe ja paraqet eprorit per miratim;
  • Harton ne menyre te vazhdueshme librezat e masave per punimet qe kryhen;
  • Pergatit ne menyre periodike list pagesat per punet qe realizohen nga nenkontraktoret, grupet e punes apo individe ne objekt;
  • Ploteson ne vazhdimesi dokumentacionin tekniko-ligjor gjate fazave te ndertimit deri ne perfundim te objektit;
  • Evidenton nevojat per ndryshime ne projektet e zbatimit dhe preventivin e objektit dhe i propozon ne strukturat perkatese per miratim;
  • Ndjek dhe mban pergjegjesi per normativat e harxhimit te materialeve qe vendosen ne veper;
  • Kerkon dhe verifikon qe te gjitha materialet qe vijne ne objekt te jene te shoqeruara me certifikata origjine dhe cilesie konform specifikimeve teknike.

Kualifikimet

  • Te jetë i diplomuar në Inxhinieri Ndërtimi.
  • Te kete njohuri të mira të gjuhës angleze dhe një prej gjuhëve te tjera te EU.
  • Te ketë minimumi 5 vite eksperiencë pune në projekte civile.
  • Të shfaqë aftësi te mira analitike dhe raportuese.
  • Të ketë aftësi te mira komunikuese me shkrim dhe verbal.
  • Të jetë i gatshëm të punojë jashtë Tirane.

Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.

Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.