• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Gener 2 sh.p.k.

Inxhinier Zbatimi Ne Objekte Civile

Gener 2 sh.p.k.
Apliko
Ndertimtari & InxhinieriTiranë1 muaj më parëFull Time

Përshkrimi:
Inxhineri i zbatimit ka si detyre funksionale organizimin dhe mbikqyrjen e zbatimit të punimeve civile të ndërtimit të projektit (objektit) në përputhje me projektin, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet, grafikun e miratuar deri në fazën e dorëzimit të objektit.

Detyrat:

  • Para fillimit të punimeve shqyrton vlefshmërinë e dokumentacionit tekniko-ligjor të objektit sipas një liste të miratuar;
  • Shqyrton projektet e zbatimit, preventivin dhe specifikimet teknike të objektit që do të ndërtohet dhe bën vërejtjet përkatëse kur konstaton mangësi dhe parregullsi;
  • Zbaton plan organizimin e punimeve, harton planet ditore, javore dhe mujore dhe paraqet tek Përgjegjësi i Sektorit Zbatimit / Menaxheri i Projektit për diskutim apo miratim;
  • Mban përgjegjësi për zbatimin e punimeve në përputhje me projektet e zbatimit, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet e cilësisë;
  • Është përgjegjës për cilësinë e punimeve, aplikimin e saktë të materialeve dhe metodologjinë;
  • Raporton tek Drejtori i Kantierit në bazë ditore për aktivitetet e cilësisë, hapat që ka ndërmarrë për evidentimin dhe zgjidhjen e problematikave, si dhe statusin e tyre;
  • Merr pjesë në të gjitha matjet që kryhen për volumet dhe mban proces verbale përkatëse;
  • Zbaton grafikun e punimeve në përputhje me afatet e përcaktuara; bën ndjekjen dhe monitorimin e punës të nënkontraktorëve, grupeve të punës apo individëve që punojnë në objekt dhe sigurohet që puna të kryhet me cilësi, në kohë, dhe sipas standardeve më të larta të HSE;
  • Jep sqarime të vazhdueshme mbi organizimin e punës dhe zbatimin e projektit dhe kushteve teknike tek Drejtuesi i Kantierit;
  • Përpilon, plotëson dhe raporton listën e prezencës së punonjësve në kantier;
  • Plotëson ditarin e punimeve dhe Librin e kantierit dhe ia paraqet eprorit për miratim;
  • Harton në mënyrë të vazhdueshme librezat e masave për punimet që kryhen;
  • Përgatit në mënyrë periodike listë pagesat për punët që realizohen nga nënkontraktorët, grupet e punës apo individë në objekt;
  • Plotëson në vazhdimësi dokumentacionin tekniko-ligjor gjatë fazave të ndërtimit deri në përfundim të objektit;
  • Evidenton nevojat për ndryshime në projektet e zbatimit dhe preventivin e objektit dhe i propozon në strukturat përkatëse për miratim;
  • Ndjek dhe mban përgjegjësi për normativat e harxhimit të materialeve që vendosen në vepër;
  • Kërkon dhe verifikon që të gjitha materialet që vijnë në objekt të jenë të shoqëruara me certifikata origjine dhe cilësie konform specifikimeve teknike.

Kualifikimet:

  • Të jetë i diplomuar në Inxhinieri Ndërtimi;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe një prej gjuhëve të tjera të BE-së;
  • Të ketë minimumi 5 vite eksperiencë pune në projekte civile;
  • Të shfaqë aftësi të mira analitike dhe raportuese;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese me shkrim dhe verbal;
  • Të jetë i gatshëm të punojë jashtë Tiranë.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV

Afati i fundit i aplikimit: data 17 Prill 2026, ora 17:00.

Shënime:

  • Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
  • Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.