Titulli: Inxhinier projektues strukturist
Përshkrimi:
- Inxhinieri projektues strukturist është përgjegjës për projektimin, analizimin dhe verifikimin e strukturave ndërtimore për objekte rezidenciale, duke siguruar që ato të jenë të sigurta, funksionale dhe në përputhje me standardet dhe rregulloret në fuqi.
Detyrat:
- Përgatitja e planeve, detajeve dhe vizatimeve teknike.
- Bashkëpunimi i ngushtë me arkitektët, inxhinierët e tjerë dhe kontraktorët gjatë fazave të ekzekutimit.
- Hartimi dhe dorëzimi i dokumentacionit të plotë teknik për objektet e planifikuara për t'u ndërtuar.
Kualifikimet:
- Të jetë i diplomuar në Inxhinieri Ndërtimi Strukturist.
- Të ketë minimumi 3 vite eksperiencë pune në projekte civile.
- Njohuri dhe eksperiencë në përdorimin e software-ve të projektimit.
- Të ketë aftësi të mira komunikuese me shkrim dhe verbal.
- Të jetë i gatshëm të punojë jashtë Tiranës.
Dokumentet e kërkuara:
Afati i fundit i aplikimit: 17 Prill 2026, ora 17:00.
Shënime:
- Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
- Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.