• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Gener 2 sh.p.k.

Inxhinier Elektrik ne zbatim

Gener 2 sh.p.k.
Apliko
Ndertimtari & InxhinieriTiranë3 javë më parëFull Time

Inxhinier Elektrik në zbatim

Detyrat

  • Përgatit preventivat për punimet që do të realizohen.
  • Organizon ekipet e punës sipas grafikut dhe proceseve që lidhen me ecurinë e punimeve në objekt.
  • Harton lista të detajuara të pajisjeve për prokurim dhe bën monitorimin, kontrollin dhe verifikimin e porosive sipas kërkesave.
  • Shqyrton dhe përpunon projektet nga këndvështrimi teknik.
  • Ushtron funksion teknik, organizativ dhe mbikëqyrës në projektet e ndërtimit, duke u fokusuar te zgjidhjet teknike.
  • Kontrollon specifikimet teknike dhe i përgatit ato kur kjo paraqitet si nevojë.
  • Projekton punë të vogla, duke përfshirë të gjithë elementët përkatës si vizatimet e detajuara dhe raportet.
  • Kontrollon projektet dhe i ndan ato në zëra të preventivit.
  • Kujdeset për organizimin dhe administrimin e dokumentacionit të projektit.
  • Përgatit metodologjinë e ndërtimit.
  • Ndjek problematikat e ndryshme në kantier nëpërmjet inspektimeve.
  • Përpilon librezat e masave për punimet elektrike.
  • Verifikon volumet e preventivit.
  • Merr pjesë në informimet, trajnimet dhe formimet për sigurinë dhe shëndetin në punë që organizohen nga punëdhënësi.

Kualifikimet

  • Edukimi: Inxhinieri Elektrike
  • Gjuhë të huaja: Anglisht, Italisht
  • Njohuri kompjuterike: Msc Office, Autocad
  • Kërkohen mbi 4 vjet përvojë. Nevojitet eksperiencë në zbatimin e godinave dhe projekteve të infrastrukturës (2 vjet), si edhe eksperiencë në projektim (2 vjet).
  • Kandidati duhet të jetë i disponueshëm për të punuar jashtë Tirane.