Titulli: Ekonomist i Magazinës për projekt ndërtimi
Përshkrimi:
- Ekonomist Magazine per projekt ndertimi
Detyrat:
- Proceson të gjitha hyrjet dhe daljet e artikujve në magazinë në përputhje me rregullat dhe procedurat e kompanisë dhe konform dokumentacionit përkatës
- Siguron që magazina të përdoret ekskluzivisht për ruajtjen e inventarit, me akses të kufizuar
- Bën verifikimet përkatëse të mallrave për cilësinë dhe sasinë së bashku me dokumentacionin respektiv
- Bën etiketimin e artikujve në përputhje me procedurat e kompanisë
- Bën regjistrimin e Fletë-Hyrjeve dhe Fletë-Daljeve në mënyrë kronologjike në Sistemin Financiar
- Bën të mundur që standardet e sigurisë zbatohen për ruajtjen e inventareve, duke marrë në konsideratë kërkesat teknike dhe teknologjike të materialeve
- Asiston në procesin e Nxjerrjes Jashtë Përdorimit dhe përditëson regjistrat e inventarit dhe kartelat e artikujve përkatës që aprovohen për të dalë jashtë përdorimit
- Asiston në procesin e inventarit fizik të magazinave duke i vënë në dispozicion komisionit të gjithë informacionin dhe facilitetet e nevojshme
- Merr masa për të siguruar ruajtje të sigurt të artikujve, duke përfshirë masat kundër humbjes apo vjedhjes
- Dorëzon në mënyrë periodike informacionin Përgjegjësit të Magazinës
- Raporton për mallrat e dëmtuara dhe mallrat me qarkullim të ngadaltë
Kualifikimet:
- Edukimi: Ekonomik, Administrim Biznesi
- Gjuhë të huaja: Anglisht – nivel mesatar
- Njohuri kompjuterike: Paketa Office, njohuri në programe financiare, Financa 5 ose Alpha
- Eksperienca e kërkuar: Mbi 3 vjet eksperiencë në pozicion të ngjashëm në kompani ndërtimi
- Preferohet të jetë me banim në qytetin e Lezhës ose Shkodrës
Dokumentet e kërkuara:
Shënime:
- Afati i fundit i aplikimit është data 17 Prill 2026, ora 17:00
- Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen
- Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”