Titulli: Drejtor i Kantierit
Përshkrimi:
- Roli kryesor i Drejtorit të Kantierit është të sigurojë implementimin e projektit në mënyrë të sigurtë, brenda buxhetit dhe në përputhje me programin e punimeve të miratuar. Menaxhon operacionet e kantierit, mbikëqyr stafin inxhinierik dhe grupet operacionale, monitoron zbatimin e punëve të nënkontraktorëve dhe koordinon mjetet dhe makineritë e kantierit.
- Realizon inspektime për të siguruar cilësinë maksimale në realizimin e punëve dhe jep zgjidhje inxhinierike për problematika të paparashikuara në projekt.
Detyrat:
- Drejton ekipin zbatues të projektit dhe specialistët teknikë.
- Siguron komunikimin me klientin dhe koordinimin e drejtimin administrativ të stafit.
- Siguron mbarëvajtjen e prokurimeve dhe makinerive në përputhje me projektin, specifikimet teknike, grafikun e punimeve dhe buxhetin e miratuar.
- Përgatit dhe ndjek zbatimin e plan organizimit të punimeve dhe propozon amendime sipas nevojës.
- Ndihmon në përgatitjen e metodologjisë së punimeve (të përgjithshme ose specifike) për punimet civile dhe propozon amendime sipas nevojës.
- Planifikon ditë/javë/mujor punimet dhe ndjek zbatimin e tyre, jep rekomandime në kohë për masa korrigjuese.
- Mban përgjegjësi për koordinimin dhe zbatimin e punimeve nga grupet e punës në kantier në përputhje me projektet, preventivin dhe specifikimet teknike.
- Mban përgjegjësi për ndjekjen e procedurave dhe plotësimin e dokumenteve të nevojshme nga personeli i projektit.
- Planifikon porositë e materialeve, pajisjeve dhe makinerive dhe plotëson dokumentacionet e marrjes në dorëzim.
- Në bashkëpunim me koordinatorin e cilësisë, ndjek analizat dhe provat e materialeve në laboratorë dhe në kantier.
- Bashkëpunon me sektorët përkatës për zgjidhjen e problematikave dhe sigurimin e kritereve të Sigurimit Teknik, Shëndetit, mbrojtjes së mjedisit dhe cilësisë.
Kualifikimet:
- Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe një prej gjuhëve të tjera të BE-së.
- Minimumi 7 vite eksperiencë pune në projekte infrastrukturore.
- Minimumisht 3 vjet eksperiencë të vazhdueshme në organizimin e kantierëve, me referenca të faktuara në monitorim/implementim dhe finalizim me sukses.
- Njohje të programeve bazë për planifikimin e projekteve (Microsoft Project/Primavera).
- Aftësi të mira analitike dhe raportuese.
- Aftësi të mira komunikuese me shkrim dhe verbal.
- Aftësi organizative për prioritizimin e çështjeve në ambient shumë dinamik.
Dokumentet e kërkuara:
Afati i fundit i aplikimit: data 17 Prill 2026, ora 17:00.
Shënime:
- Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
- Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.