Përshkrimi
Tirana International Hotel & Conference Center po kërkon të zgjerojë ekipin me një Specialist IT.
Kualifikimet
Aplikanti duhet të përmbushë këto kërkesa:
- Të ketë përfunduar studimet e larta në Inxhinieri Elektronike ose Informatikë.
- Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze.
- Të ketë jo më pak se 3 vjet experience në role të ngjashme në fushën e IT-së, duke përfshirë mirëmbajtjen dhe konfigurimin e rrjeteve.
- Të jetë i aftë të punojë si në ekip, ashtu edhe në mënyrë të pavarur.
- Të dijë të kuptojë problematikat dhe të vendosë prioritetet sipas nevojës.
- Të ketë aftësi të mira në komunikim.
- Të jetë mbi 25 vjeç.
Dokumentet e kërkuara
- CV.
- Referenca përkatëse të shoqëruara me numra kontakti.