Koordinator/e në Departamentin e Eventeve
Organizata: Tirana International Hotel & Conference Center
Përshkrimi:
- Koordinatori/ja i/e Departamentit të Eventeve do të planifikojë dhe organizojë ngjarjet në hotel, duke bashkëpunuar me klientët dhe ekipin për të siguruar zbatimin e suksesshëm të çdo eventi.
- Përfshin menaxhimin e logjistikës së eventeve, komunikimin me furnizuesit dhe ndjekjen e detajeve operative, si dhe punën në bashkëpunim me ekipin për të menaxhuar fluksin e punës.
Kualifikimet:
- Të kenë mbaruar arsimin e lartë. Preferohet: Dega Turizëm, Menaxhim, Marketing ose Gjuhë Angleze.
- Të njohin shumë mirë gjuhën Angleze (kusht i domosdoshëm) dhe Italiane.
- Të kenë të paktën 5 vjet eksperiencë në pozicione të ngjashme.
- Përbën avantazh eksperienca në fushën e hoteleri-turizmit.
- Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese.
- Të kenë njohuri të mira të programeve bazë kompjuterike si edhe internetit.
- Të kenë prezencë të mirë.
- Të jetë i/e aftë për të punuar si pjesë e një skuadre.
- Të jetë i aftë të menaxhojë fluksin e punës.
Dokumentet e kërkuara:
- CV
- Referencat përkatëse me numra kontakti