• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Geci shpk- Tirana International Hotel

Koordinator/e në Departamentin e Eventeve

Geci shpk- Tirana International Hotel
Apliko
Gastronomi, Hoteleri & TurizemTiranë3 javë më parëFull Time

Pozicioni: Coordinator/e në Departamentin e Eventeve

Punëdhënës: Tirana International Hotel & Conference Center

Përshkrimi:

  • "Tirana International Hotel & Conference Center" kërkon të punësojë staf në pozicionin: Coordinator/e në Departamentin e Eventeve.

Detyrat:

  • Planifikimi dhe organizimi i eventeve nga faza fillestare deri në realizim.
  • Koordinimi me klientët për të kuptuar kërkesat dhe objektivat e eventit.
  • Menaxhimi i buxhetit dhe kontrolli i kostove.
  • Rezervimi i ambienteve dhe koordinimi me furnitorët (catering, dekor, audio/video, etj.).
  • Hartimi i planit të eventit (agenda, logjistika, afatet).
  • Mbikëqyrja e përgatitjeve dhe menaxhimi i stafit gjatë eventit.
  • Zgjidhja e problemeve në kohë reale gjatë zhvillimit të eventit.
  • Sigurimi i përvojës pozitive për pjesëmarrësit dhe klientët.

Kualifikimet:

  • Të kenë mbaruar arsimin e lartë. Preferohet: Dega Turizëm, Menaxhim, Marketing ose Gjuhë Angleze.
  • Të njohin shumë mirë gjuhën Angleze (kusht i domosdoshëm) dhe Italiane.
  • Të kenë të paktën 5 vjet eksperiencë në pozicione të ngjashme.
  • Përbën avantazh eksperienca në fushën e hoteleri-turizmit.
  • Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese.
  • Të kenë njohuri të mira të programeve bazë kompjuterike si edhe internetit.
  • Të kenë prezencë të mirë.
  • Të jetë i/e aftë për të punuar si pjesë e një skuadre.
  • Të jetë i aftë të menaxhojë fluksin e punës.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV
  • Referenca me numra kontakti

Shënime:

  • Të gjitha kriteret e mësipërme duhet të jenë të shoqëruara me referencat përkatëse me numra kontakti.