Pozicioni: Koordinator/e në Departamentin e Eventeve
Kompania: Tirana International Hotel & Conference Center
Përshkrimi:
- Tirana International Hotel & Conference Center kërkon një Koordinator/Koordinatore për Departamentin e Eventeve. Kandidati do të organizojë dhe koordinojë evente dhe konferenca, duke bashkërenduar me departamentet përkatëse për zbatimin e aktiviteteve. Pozicioni kërkon aftësi të mira komunikuese, menaxhuese dhe punë në ekip për të menaxhuar fluksin e punës dhe të sigurojë shërbim cilësor.
Kualifikimet:
- Të kenë mbaruar arsimin e lartë. Preferohet: Dega Turizëm, Menaxhim, Marketing ose Gjuhë Angleze.
- Të njohin shumë mirë gjuhën Angleze (kusht i domosdoshëm) dhe Italiane.
- Të kenë të paktën 5 vjet eksperiencë në pozicione të ngjashme.
- Përbën avantazh eksperienca në fushën e hoteleri-turizmit.
- Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese.
- Të kenë njohuri të mira të programeve bazë kompjuterike si edhe internetit.
- Të kenë prezencë të mirë.
- Të jetë i/e aftë për të punuar si pjesë e një skuadre.
- Të jetë i aftë të menaxhojë fluksin e punës.
Shënime:
- Të gjitha kriteret e mësipërme duhet të jenë të shoqëruara me referencat përkatëse me numra kontakti.
Dokumentet e kërkuara:
- CV
- Referenca me numra kontakti