Titulli i punës: Inxhinier/e Ndërtimi - Infrastrukturë Rrugore (Zbatim)
Rajoni: Tiranë
Përshkrimi:
- Përgjegjës për zbatimin dhe mbikëqyrjen e punimeve të infrastrukturës rrugore sipas projektit dhe planit të organizimit. Do të sigurojë zbatimin e punimeve në përputhje me politikat e kompanisë dhe do të kryejë inspektime të rregullta.
- Përgatit dhe kontrollon dokumentacionin teknik dhe ligjor të objektit dhe përgatit raporte ditore dhe javore mbi ecurinë dhe problematikat përkatëse.
Detyrat:
- Hartimin dhe ndjekjen e grafikut të punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit.
- Përpilimin dhe kontrollin e të gjithë dokumentacionit tekniko-ligjor në objekt si: ditar objekti, proces verbale, libreza masash, preventiv, situacione etj.
- Sigurimin e zbatimit të punimeve në përputhje me politikat e kompanisë.
- Marrjen në dorëzim të punimeve të zbatimit dhe kryerjen e inspektimeve të rregullta.
- Përgatitjen e raporteve ditore, javore me problematikat përkatëse dhe ecurinë e tyre.
Kualifikimet:
- Diplomë e lartë në Inxhinieri Ndërtimi (profil Infrastrukturë/Transport).
- Eksperiencë pune mbi 5 vite në zbatim: Ndërtime Infrastrukturë Rrugore.
- Eksperiencë në përgatitjen e raporteve, relacioneve, situacioneve të punimeve, libreza masash, preventiv etj.
- Njohuri shumë të mira të programeve inxhinierike si: AutoCAD, Paketa Office etj.
- Prioritet eksperiencë në zbatim të kontratave për punë publike në infrastrukturë dhe njohja e mirë e gjuhës angleze.
Dokumentet e kërkuara:
- Referencat përkatëse me numra kontakti.
Adresa e punëdhënësit:
- Geci SHPK, Tirana International Hotel, Sheshi Skënderbej