Kerkohet të punësohet Inxhinier/e Ndërtimi me fokus në infrastrukturë rrugore për punë zyre.
Vendndodhja: Rajoni Tiranë.
Mosha: 25 vjeç e lart.
Detyrat:
Përgatitja dhe kontrolli i planeve të punimeve për rrugët.
Kontrolli që projektet të jenë sipas standardeve teknike.
Bashkëpunimi me inxhinierë dhe autoritete lokale.
Aftësi të mira komunikimi dhe organizimi.
Kualifikimet:
Diplomë e lartë në Inxhinieri Ndërtimi (profil Infrastrukturë/Transport).
Eksperiencë pune mbi 5 vite në zbatim: Ndërtime Infrastrukturë Rrugore.
Eksperiencë në përgatitjen e raporteve, relacioneve, situacioneve të punimeve, libreza masash, preventiv, rishikim projekti, përpilim grafik punimesh, analizë kostoje etj.
Njohuri shumë të mira të programeve inxhinierike si: AutoCAD, Paketa Office etj.
Prioritet eksperiencë në zbatim të kontratave për punë publike në infrastrukturë dhe njohja e mirë e gjuhës angleze.