Përshkrimi
Kompania është në kërkim të një Inxhinier/e Ndertimi Infrastrukture rrugore ne Zbatim për Rajoni Tirane.
Detyrat
- Të përgatisë dhe të ndjekë ecurinë e grafikut të punimeve në përputhje me projektin dhe planin organizativ.
- Të hartojë dhe të verifikojë të gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor në kantier, përfshirë ditarin e objektit, procesverbalet, librezat e masave, preventivin, situacionet dhe dokumente të ngjashme.
- Të garantojë që punimet të realizohen sipas politikave të kompanisë.
- Të marrë në dorëzim punimet e zbatuara dhe të kryejë inspektime periodike në objekt.
- Të përgatisë raporte ditore dhe javore, duke pasqyruar problematikat përkatëse dhe progresin e tyre.
Kualifikimet
Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Inxhinieri Ndërtimi (profil Infrastrukturë/Transport).
- Të ketë mbi 5 vite përvojë pune në zbatim në fushën e Ndërtime Infrastrukturë Rrugore.
- Të ketë eksperiencë në përgatitjen e raporteve, relacioneve, situacioneve të punimeve, librezave të masave, preventivëve dhe dokumentacionit të ngjashëm.
- Të zotërojë njohuri shumë të mira të programeve inxhinierike si: Autocad, Paketa Office etj.
- Përparësi do të kenë kandidatët me eksperiencë në zbatimin e kontratave për punë publike në infrastrukturë dhe me njohje të mirë të gjuhës angleze.
Të gjitha kriteret e renditura më sipër duhet të mbështeten me referencat përkatëse me numra kontakti.