Titulli i pozicionit: Inxhinier/e Ndërtimi Infrastrukture rrugore në Zbatim
Përshkrimi:
- Inxhinier/e përgjegjës/e për zbatimin e punimeve të infrastrukturës rrugore, duke siguruar përputhshmërinë me dokumentacionin teknik dhe planet organizative. Pozicioni përfshin mbikëqyrje të punimeve, kontroll të dokumentacionit dhe përgatitje të raporteve ditore dhe javore.
Vendndodhja: Rajoni Tiranë
Detyrat:
- Hartimin dhe ndjekjen e grafikut të punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit.
- Përpilimin dhe kontrollin e të gjithë dokumentacionit tekniko-ligjor në objekt si: ditar objekti, procesverbale, libreza masash, preventiv, situacione etj.
- Sigurimin e zbatimit të punimeve në përputhje me politikat e kompanisë.
- Marrjen në dorëzim të punimeve të zbatimit dhe kryerjen e inspektimeve të rregullta.
- Përgatitjen e raporteve ditore, javore me problematikat përkatëse dhe ecurinë e tyre.
Kualifikimet:
- Diplomë e lartë në Inxhinieri Ndërtimi (profil Infrastrukturë/Transport).
- Eksperiencë pune mbi 5 vite në zbatim: Ndërtime Infrastrukturë Rrugore.
- Eksperiencë në përgatitjen e raporteve, relacioneve, situacioneve të punimeve, libreza masash, preventiv etj.
- Njohuri shumë të mira të programeve inxhinierike si: AutoCAD, Paketa Office etj.
- Prioritet eksperiencë në zbatim të kontratave për punë publike në infrastrukturë dhe njohja e mirë e gjuhës angleze.
Dokumentet e kërkuara:
- CV
- Referenca me numra kontakti
Organizata: Geci SHPK
Lokacioni: Tirana International Hotel, Sheshi Skenderbej
Shënime:
- Të gjitha kriteret e mësipërme duhet të jenë të shoqëruara me referencat përkatëse me numra kontakti.