Titulli i punës: Financiere
Përshkrimi:
Tirana International Hotel & Conference Centre kërkon një Financiere përgjegjëse për menaxhimin e proceseve financiare të hotelit, përgatitjen e pasqyrave financiare dhe përmbushjen e detyrimeve tatimore dhe të pagave. Kandidatja do të bashkëpunojë ngushtë me ekipin e menaxhimit për planifikim financiar dhe kontrollin e brendshëm. Pozicioni kërkon standarde të larta profesionalizmi dhe prezencë të mirë.
Kualifikimet:
- Të kenë mbaruar arsimin e lartë, Dega Finance.
- Të kenë të paktën 10 vjet eksperiencë si financiere në kompani private; përbën avantazh eksperienca në fushën e hotelieri-turizmit.
- Të kenë njohuri të mira të legjislacionit tatimor.
- Të kenë njohuri në përgatitjen e pasqyrave financiare në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit.
- Të kenë njohuri të mira në legjislacionin e punës, deklarimet e punonjësve, pagat etj.
- Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese, të dinë të drejtojnë punën në grup dhe të jenë kërkues.
- Të kenë aftësi shumë të mira planifikimi dhe organizimi.
- Të kenë njohuri të mira të programeve bazë kompjuterike dhe financiare, veçanërisht Alfa Web.
- Të kenë prezencë të mirë.
- Të njohin gjuhën angleze dhe italiane.
- Mosha 25 deri në 45 vjeç.
Punëdhënësi: Tirana International Hotel & Conference Centre
Vendndodhja: Sheshi Skenderbej 8, Tiranë
Shënime:
- Të gjitha kriteret e mësipërme duhet të jenë të shoqëruara me referencat përkatëse me numra kontakti.
Dokumentet e kërkuara:
- CV
- Referencat me numra kontakti