• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Garden Downtown

Recepsionist/e (Ndërrimi i natës)

Garden Downtown
Apliko
Gastronomi, Hoteleri & TurizemPrishtinë1 javë më parëFull Time

Garden Downtown ka hapur konkurs për pozitën e Recepsionistit në ndërrimin e natës. Kërkohet një person komunikues, i përkushtuar dhe mikpritës, i gatshëm të ofrojë shërbim cilësor për mysafirët e hotelit.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Pritja dhe përcjellja e mysafirëve me korrektësi gjatë ardhjes dhe largimit nga hoteli, duke krijuar një ambient të ngrohtë dhe profesional gjatë gjithë qëndrimit të tyre, si edhe ofrimi i informatave për shërbimet e hotelit, atraksionet lokale dhe ofertat promocionale.
  • Regjistrimi dhe administrimi i të dhënave të mysafirëve.
  • Menaxhimi i rezervimeve dhe i kërkesave të mysafirëve.
  • Procesimi i pagesave për shërbimet e ofruara.
  • Komunikimi me mysafirët potencialë dhe rikthimi i kontaktit me ta kur është e nevojshme, si edhe bashkëpunimi me stafin për përmbushjen e kërkesave të mysafirëve.
  • Kryerja e detyrave të tjera sipas udhëzimeve të menaxherit.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

  • Njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit.
  • Njohuri të gjuhës angleze, ndërsa gjuhët e tjera konsiderohen përparësi.
  • Shkathtësi të mira komunikimi dhe mikpritjeje.
  • Motivim dhe gatishmëri për të punuar nën presion dhe jashtë orarit kur kërkohet, ndërsa përvoja e mëparshme në role të ngjashme vlerësohet si përparësi.

Orari i punës:

  • Puna zhvillohet me ndërrime, në përputhje me nevojat e hotelit.
  • Punonjësja gëzon të drejtën e dy ditëve pushim gjatë javës.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV e përditësuar me fotografi (format i vogël).
  • Përshkrimi i përvojave të mëparshme.
  • Rekomandime nga vendet e mëparshme të punës, nëse ka.