• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Fusion BPO Services

Customer Support Coordinator

Fusion BPO Services
Apliko
Sherbim ndaj KlientitTiranë2 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Role Overview

Kërkohet një Customer Support Coordinator i orientuar drejt klientit, i cili do të administrojë kërkesat për konferenca dhe grupe, duke ofruar mbështetje cilësore si në kanalet me zë, ashtu edhe në ato pa zë.

Pozicioni përfshin menaxhimin e komunikimeve me klientët, kthimin e përgjigjeve për pyetje mbi pronat dhe produktet, koordinimin e kontratave dhe pagesave, si edhe mbajtjen nën kontroll të korrespondencës sipas standardeve SLA.

Personi i përzgjedhur do të bashkëpunojë ngushtë me ekipet e Hotel Revenue dhe Sales për të rritur konvertimin e kërkesave, për të dalluar mundësi shitjeje dhe për të zgjidhur shqetësimet e klientëve në mënyrë efikase, duke ruajtur standarde të larta shërbimi.

Detyrat

Key Responsibilities:

  • Menaxhimi i thirrjeve hyrëse dhe dalëse.
  • Pranimi i kërkesave për salla konferencash dhe takimesh, si edhe përgjigjja ndaj pyetjeve që lidhen me pronat, lokacionet dhe produktet.
  • Trajtimi i korrespondencës me email për klientelë të rëndësishme, në përputhje me SOP’s dhe Training Resources, duke siguruar njohuri të larta mbi produktin dhe efikasitet maksimal.
  • Përgatitja e kontratave, ndjekja e remitancave, kërkesat për pagesa, regjistrimi i rooming list dhe dorëzimi i korrespondencës sipas SLA.
  • Koordinimi me ekipet e Hotel Revenue & Sales për të rritur shkallën e konvertimit të kërkesave.
  • Identifikimi i mundësive të reja për shitje.
  • Eskalimi i pyetjeve ose ankesave në mënyrën e duhur për të kufizuar përvojat negative të klientëve.
  • Kryerja e disa detyrave njëkohësisht ndërmjet kanaleve Voice dhe Non-Voice.
  • Menaxhimi i kërkesave të grupeve, si edhe ofrimi i mbështetjes për pyetje mbi pronat, lokacionet dhe produktet.

Kualifikimet

Requirements:

  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe marrëdhëniesh ndërpersonale.
  • Zotërim i rrjedhshëm i gjuhës angleze, si në të folur ashtu edhe në të shkruar.
  • Përvoja e mëparshme në customer service ose support përbën përparësi.
  • Gatishmëri për të punuar me kohë të plotë nga zyra.
  • Orari i mundshëm i punës përfshin turnet 09:00–18:00, 10:00–19:00 ose 10:30-19:30.