Gatues i Produkteve të Brumit
Kompania: Furra Lumi – Prishtinë
Përshkrim:
- Puna përfshin përgatitjen dhe gatimin e produkteve të brumit (p.sh. ciabatta, bukë thekre, croissant) me fokus në cilësi dhe freski. Kandidati do të punojë direkt me brumin dhe produktin final dhe do të bashkëpunojë me ekipin.
- Pozita është për fillestarë dhe përfshin trajnim me pagesë gjatë punës për zhvillim profesional.
Kjo pozitë është për fillestarë:
- Përvoja e mëparshme nuk është e nevojshme dhe nuk është kusht. Këtu e mëson punën nga fillimi dhe përgatitesh gradualisht për produkte më të avancuara.
Çfarë përfshin puna:
- Përgatitja dhe gatimi i produkteve të brumit (ciabatta, bukë thekre, croissant dhe shumë produkte të tjera)
- Punë direkte me brumin dhe produktin final
- Kujdes për cilësinë dhe freskinë e produkteve
- Mbajtje e pastërtisë dhe rregullit në hapësirën e punës
- Punë në bashkëpunim me ekipin
Çfarë kërkohet:
- Dëshirë për të mësuar dhe për t’u zhvilluar profesionalisht
- Gatishmëri për të ndjekur mënyra të reja pune
- Qasje serioze dhe e rregullt ndaj punës
Çfarë ofrojmë:
- Trajnim me pagesë gjatë punës
- Pagë konkurruese dhe e rregullt
- Kontratë pune dhe pagesë e trustit pensional
- Ushqimi i përfshirë gjatë orarit të punës
- Pushim vjetor me pagesë
- Mundësi vendbanimi për kandidatët që vijnë nga qytete të tjera