Front, kompani e specializuar në produkte dhe shërbime për eksterier dhe interier, ka nevojë për:
- Mjeshtër të fasadës së ventiluar
- Ndihmës-mjeshtër i fasadës së ventiluar
Përshkrim i pozitave
Personat do të jenë përgjegjës për realizimin me fasadë të ventiluar të projekteve të kontraktuara nga kompania dhe do të jenë nën udhëheqjen e inxhinierëve. Kandidatët duhet të kenë njohuri të avancuara për fasadat e ventiluara si dhe njohuri të përgjithshme në fushën e ndërtimit.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Instalimin e fasadës së ventiluar në bazë të standardeve të përcaktuara nga kompania;
- Të bëjnë zgjidhje teknike për raste specifike;
- Komunikimin me inxhinierët e kompanisë dhe me mbikëqyrësit e projektit;
- Mirëmbajtjen e hapësirave dhe ambientet e punës;
- Plotësimin e ditarit të punës dhe raportimin periodik të ecurisë së projektit;
Njohuritë/Përvoja:
- Të kenë njohuri të avancuara për sistemet e ndryshme të fasadave të ventiluara (mjeshtrit);
- Të kenë njohuri të mira rreth fasadave të ventiluara (ndihmës-mjeshtrit);
- Aftësi të mira komunikimi dhe aftësi organizative;
- Të kenë së paku 2 vite përvojë pune në fushën e fasadës së ventiluar (mjeshtri);
- Të kenë së paku 1 vit përvojë pune në fushën e fasadës së ventiluar (ndihmës-mjeshtri).
Procesi i aplikimit dhe të dhënat personale do të mbrohen dhe menaxhohen në pajtim me legjislacionin relevant për mbrojtjen e të dhënave personale. Vetëm kandidatet e përzgjedhur për intervistim do të kontaktohen.