Përshkrimi
Fresh Fruit Trade Albania, një kompani që operon në importin, tregtimin dhe distribuimin e frutave të thata dhe produkteve ushqimore cilësore, po zgjeron ekipin e saj me një Agjent Shitje Pre-Sale.
Detyrat
- Paraqet produktet dhe ofertat që ofron kompania.
- Pranon dhe evidenton porositë e klientëve.
- Ndërton lidhje afatgjata me klientët dhe zbulon mundësi të reja për shitje.
- Vëzhgon tregun dhe ndjek veprimtarinë e konkurrentëve.
- Jep raportime të rregullta për aktivitetin dhe rezultatet në shitje.
Kualifikimet
- Përvojë e mëparshme në fushën e shitjeve.
- Shkathtësi të mira në komunikim, negocim dhe prezantim.
- Fokus te rezultatet dhe përmbushja e objektivave.
- Patentë shoferi e kategorisë B.
- Njohuri themelore në përdorimin e programeve kompjuterike.
Ne Ofrojmë
- Pagë konkurruese.
- Bonus në varësi të performancës.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.
- Mjedis pune dinamik dhe profesional.