Pozita: Sektorist – Sektori i Pemëve dhe Perimeve
Kompania: Fresco Group
Lokacioni i punës: Marketi Interex-Prishtinë
Rreth kompanisë:
- Fresco Group është një nga kompanitë udhëheqëse në Kosovë në fushën e tregtimit, importit dhe shpërndarjes së frutave e perimeve të freskëta, me një traditë shumëvjeçare që daton nga tri breza më parë. Kompania operon me standarde të larta të cilësisë dhe sigurisë ushqimore, e certifikuar me FSSC 22000 dhe GAP, duke qenë pionier në lidhjen e bujqësisë vendore me tregjet ndërkombëtare. Me mbi 200 punonjës dhe partneritete strategjike me rrjete të mëdha, Fresco Group mbetet sinonim i freskisë, cilësisë dhe inovacionit në rajon.
Përshkrimi i punës:
- Fresco Group shpall konkurs për pozitën Sektorist në sektorin e pemëve dhe perimeve në kuadër të marketit Interex në Prishtinë. Kandidati i përzgjedhur do të jetë përgjegjës për menaxhimin dhe organizimin e produkteve të freskëta në këtë sektor, duke siguruar cilësi, rregull dhe shërbim të mirë për klientët.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Pranimi dhe kontrollimi i cilësisë së pemëve dhe perimeve.
- Vendosja dhe sistemimi i produkteve në rafte sipas standardeve të marketit.
- Kujdesi për freskinë dhe prezantimin e produkteve.
- Menaxhimi i stokut në sektor.
- Mirëmbajtja e pastërtisë dhe rregullit në vendin e punës.
- Ofrimi i ndihmës dhe shërbimit ndaj klientëve.
Kualifikimet dhe kërkesat:
- Preferohet përvojë pune në sektorin e pemëve dhe perimeve ose në markete.
- Aftësi për punë në ekip.
- Përgjegjësi dhe korrektësi në punë.
- Gatishmëri për punë me orar fleksibil.
- Aftësi të mira komunikimi.
Dokumentet e kërkuara:
Afati i fundit për aplikim: 24.04.2026