• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
FOURS trading

Ndihmës Ekonomist/e

FOURS trading
Apliko
Finance, Banke & KontabilitetTiranë3 ditë më parëFull Time

Ekonomist/e

Përshkrimi
FOURS Trading, me mbi 25 vjet eksperiencë, është një kompani e konsoliduar dhe pikë referimi në tregun shqiptar për tregtimin dhe shpërndarjen me shumicë. Ne importojmë nga tregjet evropiane dhe aziatike një gamë të gjerë produktesh cilësore, duke përfshirë artikuj kancelarie, lodra të certifikuara, dekorime sezonale dhe aksesorë shtëpie.

Për t'iu bashkuar ekipit tonë profesional dhe me përvojë të gjatë, po kërkojmë një Ekonomist/e me eksperiencë mesatare pune.

Detyrat

  • Regjistrimi dhe mbajtja e kontabilitetit për veprimet financiare të përditshme (blerje, shitje, arka, banka).
  • Rakordimi i llogarive me klientë vendas (B2B).
  • Kontrolli dhe menaxhimi i inventarit të magazinës për një gamë të gjerë dhe të larmishme artikujsh.
  • Përgatitja e raporteve financiare periodike dhe mbështetja e menaxhimit me të dhëna mbi ecurinë e shitjeve.
  • Përgatitja e deklaratave tatimore dhe sigurimi i përputhshmërisë së plotë me legjislacionin fiskal në fuqi.

Kualifikimet

  • Diplomë Universitare në Financë, Kontabilitet ose Ekonomi.
  • Përvojë e mëparshme pune si Ekonomist/e (përvoja në kompani import-eksporti ose tregtie me shumicë përbën një avantazh të rëndësishëm).
  • Njohuri shumë të mira të programeve financiare si Financa 5 dhe paketës MS Office, veçanërisht MS Excel.
  • Aftësi të shkëlqyera organizative për të menaxhuar volume të mëdha artikujsh dhe faturimesh.
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze.

Dokumentet e kërkuara

  • CV

Shënime

  • Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e mësipërme do të kontaktohen për intervistë.