• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
FORUM

Vende të lira pune (Financë & Kontabilitet)

FORUM
Apliko
Finance, Banke & KontabilitetPejë4 ditë më parëFull Time

Konkurs Pune – Financë & Kontabilitet

Lokacioni: Vitomiric , Pejë

Kompania: Forum Shpk

Pozita: Financë dhe Kontabilitet

Orari: Full Time

KONKURS PUNE

Forum Sh.P.K. është kompani e konsoliduar dhe në rritje të vazhdueshme në fushën e dizajnit, prodhimit dhe shitjes së mobileve dhe materialeve të interierit, e njohur për cilësinë, seriozitetin dhe qasjen profesionale ndaj klientëve.

Me qëllim të zgjerimit të ekipit tonë të Financave, Forum Sh.P.K. shpall konkurs për pozitën:

Përshkrimi i Pozitës

Forum Shpk është në kërkim të një kandidati profesional dhe të përgjegjshëm për pozitën Financë dhe Kontabilitet, me rol kyç në menaxhimin e proceseve financiare, kontabël dhe raportuese të kompanisë.
Pozita përfshin përgjegjësi operative dhe organizative në departamentin financiar, duke kombinuar detyra të kontabilitetit me koordinim dhe mbikëqyrje të proceseve financiare të kompanisë.

Përgjegjësitë Kryesore

  • Menaxhimi i plotë i evidencave financiare dhe kontabël të kompanisë
  • Organizimi dhe mbikëqyrja e proceseve financiare dhe kontabël në baza ditore
  • Menaxhimi i deklarimeve tatimore dhe sigurimi i dokumentacionit financiar të rregullt dhe të saktë
  • Kontrolli dhe verifikimi i faturave, pagesave, arkëtimeve dhe transaksioneve financiare
  • Menaxhimi dhe kontrolli i arkës, përfshirë mbylljet ditore dhe mujore
  • Barazimi dhe monitorimi i llogarive të arkëtueshme dhe të pagueshme, përfshirë harmonizimin e saldove me klientë dhe furnitorë
  • Kontrolli dhe harmonizimi i evidencave të stokut me dokumentacionin financiar dhe magazinor në depot përkatëse
  • Koordinimi i proceseve financiare me departamentet tjera të kompanisë
  • Mbikëqyrja e rrjedhës, sistemimit dhe arkivimit të dokumentacionit financiar dhe kontabël
  • Identifikimi dhe raportimi i parregullsive financiare dhe operative tek menaxhmenti

Kualifikimet dhe Kërkesat

  • Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose Ekonomi
  • Minimum 3 vite përvojë në financë ose kontabilitet
  • Njohuri të mira të legjislacionit financiar dhe tatimor
  • Aftësi organizative, analitike dhe komunikuese
  • Përgjegjësi, korrektësi dhe profesionalizëm në punë