KONKURS PUNE – ADMINISTRATË & SHOWROOM
Kompania: Forum Shpk
Vendndodhja: Vitomiric , Pejë
Pozita: Administratë (Showroom & Faturim)
KONKURS PUNE
Forum Sh.P.K. është kompani e konsoliduar dhe në rritje të vazhdueshme në fushën e dizajnit, prodhimit dhe shitjes së mobileve dhe materialeve të interierit, e njohur për cilësinë, seriozitetin dhe qasjen profesionale ndaj klientëve.
Me qëllim të zgjerimit të ekipit tonë të shitjes, Forum Sh.P.K. shpall konkurs për pozitën:
Përshkrimi i Pozitës
Forum Shpk është në kërkim të një personi të organizuar dhe komunikativ për pozitën Administratë, i cili do të luajë rol kyç në lidhjen ndërmjet prezantimit të produkteve në showroom, menaxhimit administrativ dhe procesit të faturimit.
Përgjegjësitë Kryesore
- Mirëpritja dhe asistimi i klientëve në showroom
- Prezantimi profesional i produkteve dhe dhënia e informatave përkatëse
- Përgatitja dhe menaxhimi i faturave dhe dokumentacionit përcjellës
- Regjistrimi dhe përditësimi i të dhënave në sistem
- Koordinimi me departamentin e shitjes dhe magazinës
- Mbajtja e rendit dhe organizimit në hapësirën e showroom-it
Kualifikimet dhe Aftësitë
- Diplomë e mesme ose universitare (preferohet në ekonomi, administratë ose fusha të ngjashme)
- Përvojë pune në administratë, shitje ose shërbim ndaj klientit (avantazh)
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi
- Njohuri bazike në kompjuter (MS Office, programe faturimi)
- Aftësi organizative dhe vëmendje ndaj detajeve
- Njohja e gjuhës angleze është përparësi
Ne Ofrojmë
- Ambient profesional dhe dinamik pune
- Mundësi zhvillimi dhe avancimi
- Trajnim fillestar për produktet dhe sistemin e punës
- Pagë konkurruese bazuar në performancë