• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Fondi Besa

Specialist MIS, pranë Departamentit IT, për Zyrën Qendrore

Fondi Besa
Apliko
Teknologji Informacioni (IT)Tiranë3 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Titulli i punës: Specialist MIS
Organizatë: Fondi BESA sh.a Institucion Financiar Jobankar
Pozicioni: Specialist MIS, pranë Departamentit IT, për Zyrën Qendrore

Detyrat

  • Të analizojë më hollësi nevojat e biznesit për automatizimin e proceseve/aktiviteteve të biznesit, të propozojë, zhvillojë dhe mirëmbajë aplikacione dhe raporte në përputhje me specifikimet e biznesit.
  • Të mbështesë njësitë e biznesit për përgatitjen dhe analizimin në hollësi të kërkesave të biznesit për aplikacione të reja apo modifikimin e atyre ekzistuese dhe të hartojë zgjidhjet përkatëse.
  • Të zhvillojë, shpërndajë dhe të mirëmbajë raportimet, zgjidhjet/aplikacionet në përputhje me specifikimet e biznesit.

Kualifikimet

  • Master në Shkencat Kompjuterike, Sistemet e Informacioni/Inxhinieri apo fusha të ngjashme;
  • Eksperiencë dyvjeçare në bazat e të dhënave, teknikave të zhvillimit të raportimit dhe pozicione të tjera që lidhen me IT-në. Përvoja me hartimin e ruajtjes së të dhënave dhe funksionimin e tyre do të ishte e preferueshme;
  • Njohuri shumë të mira lidhur me RDBMS (MSSQL/ORACLE), veçanërisht në shërbimet e raportimit MS dhe instrumentet dhe teknikat përkatëse të zhvillimit;
  • Njohuri të mira lidhur me funksionimin e sistemit bankar, standardet e kontabilitetit dhe produktet;
  • Përvoja e punës me gjuhët e programimit është e preferueshme: .NET, PHP, Java, PL/SQL, XML, Web service etj.;
  • Aftësi shumë të mira operacionale, analitike dhe komunikimi; të jetë i përgjegjshëm dhe bashkëpunues në punën në grup;
  • Përvoja në bankë, institucion financiar do të ishte e preferueshme (minimumi 2 vjet);
  • Njohuri shumë të mira dhe aftësi komunikimi në anglisht.

Dokumentet e kërkuara

  • Kërkesë për punësim
  • Curriculum Vitae

Afati

  • 24 Prill 2026

Shënime

  • Për çdo informacion tjetër mund të vizitoni faqen zyrtare të institucionit: www.fondibesa.com