Pozicioni: Specialist IT Audit
Përshkrimi:
- Fondi BESA sh.a Institucion Financiar Jobankar shpall konkurimin për vend të lirë për pozicionin Specialist IT Audit, pranë Departamentit të Auditit të Brendshëm, për Zyrën Qendrore.
Detyrat:
- Të zotërojë aftësi të mira analitike, organizimi dhe të vlerësimit të kontrolleve të IT;
- Të ofrojë aftësi të mira dhe bashkëpunuese për të punuar i pavarur dhe në grup;
- Të mbështesë dhe drejtojë ushtrimin e vlerësimit/auditimit të proceseve të IT, në përputhje me strukturat rregullatore apo standartet bazë si ITIL, ISO 27001/02;
- Të asistojë në hartimin e raporteve periodike të auditimit;
- Të ofrojë aftësi të mira në menaxhimin e kohës për të arritur afatet dhe dhënie rezultatet maksimale;
Kualifikimet:
- Arsim i lartë në fushën e Teknologjisë së Informacionit, Informatikë, Informatikë Ekonomike;
- Eksperiencë të ngjashme në fushën e teknologjisë së informacionit dhe programimit në institucione financiare (microfinancë, bankë);
- Eksperiencë punë mbi 5 vite në fushën e Informatikës ose Informatikë Ekonomike;
- Aftësi të mira analitike dhe komunikuese për të kuptuar dhe zbatuar objektivat e institucionit në fushën e IT – së dhe biznesit;
- Njohuri të përgjithshme në përdorimin e sistemeve të operimit si Windows Server 2012, LINUX, etj;
- Njohuri të përgjithshme në teknologjitë e rrjetit si LAN, MAN, WAN, router, switches, etj;
- Njohuri të mira në gjuhët e programimit;
- Njohuri të mira në SQL server / Oracle;
Dokumentet e kërkuara:
- Kërkesë për punësim;
- Curriculum Vitae;
Afati i aplikimit: 24 Prill 2026
Faqe zyrtare: https://www.fondibesa.com/