Përshkrimi
Fondi BESA sh.a Institucion Financiar Jobankar njofton një vend të lirë pune për rolin OFICER KREDIE BALLSH.
Kualifikimet
Kushtet kryesore për kandidatët në këtë rol janë:
- Të zotërojnë diplomë të arsimit të lartë, me përparësi nga Fakulteti Ekonomik.
- Përbën avantazh përvoja e punës në fusha të ngjashme; për kandidatët që kanë eksperiencë në këtë sektor, paga do të jetë e negociueshme.
- Preferohet të kenë leje drejtimi automjeti.
- Të mos kenë qenë të larguar nga puna për arsye disiplinore.
Dokumentet e kërkuara
- Kërkesë për punësim
- Curriculum Vitae