
Fold Architecture po hap dyert për Praktikante që duan të hedhin hapat e parë në botën e arkitekturës!
Si Praktikante, do të mësosh duke punuar krah arkitekteve me përvojë, duke u përfshirë në projekte reale që të japin përvojë konkrete që nuk e gjen në libra. Do të zhvillosh aftësitë e tua në programet profesionale si ArchiCAD, Photoshop dhe 3ds Max, dhe do të kuptosh hap pas hapi se si lind një projekt nga skica deri tek ndërtimi.
Studio jonë është një ambient ku iniciativa dhe kurioziteti vlerësohen, dhe ku praktikantet trajtohen si pjesë e vërtetë e ekipit.
Është mundësia e duhur për dikë që do të ndërtojë një karrierë solide në arkitekturë me një fillim të mirë.