Përgjegjësitë:
- Administrim dhe mirëmbajtje e rrjeteve enterprise dhe infrastrukturës së sigurisë.
- Zbatim, konfigurim dhe monitorim i masave të sigurisë kibernetike në nivele të avancuara (firewall, IPS/IDS, SIEM, VPN, NAC, VLAN).
- Menaxhim i pajisjeve të rrjetit dhe sigurisë (Fortinet, Cisco, Mikrotik, etj.).
- Analizë dhe trajtim i incidenteve të sigurisë, përfshirë investigimin e trafikut të rrjetit dhe log-eve.
- Optimizim i performancës së rrjetit dhe zbatimi i praktikave më të mira për mbrojtjen e të dhënave dhe sistemeve.
- Dokumentim teknik dhe procedura sipas standardeve ndërkombëtare të sigurisë.
Kërkesat:
- Diplomë në Teknologji Informacioni, Inxhinieri Informatike, Siguri Kibernetike ose fusha të ngjashme.
- Minimumi 2 vite përvojë praktike në administrimin e rrjeteve dhe sigurinë e informacionit.
- Njohuri të forta mbi TCP/IP, routing, switching, VPN, VLAN, firewall policies dhe sistemet operative Windows/Linux.
- Njohuri mbi monitorimin e trafikut të rrjetit, analiza e log-eve dhe përgjigja ndaj incidenteve.
- Certifikimet profesionale si CCNA, Fortinet NSE, Mikrotik, CompTIA Security+ ose CEH përbëjnë avantazh.
Çfarë ofrojmë:
Punë me teknologjitë më moderne (Fortinet, Cisco, VMware, CyberArk etj ).
- Ambient profesional me ekspertë të sigurisë, infrastrukturës dhe auditimit IT.
- Trajnime dhe certifikime ndërkombëtare të mbuluara nga kompania.
- Pjesëmarrje në projekte strategjike në sektorin publik dhe privat.
Dosja e aplikimit duhet të përmbajë:
- CV
- Certifikime profesionale
- Projekte ku keni qenë të përfshirë ose i keni realizuar individualisht