• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Finca Kosovo

Zyrtar/e për Burime Njerëzore

Finca Kosovo
Apliko
Burime Njerezore (HR)Prishtinë2 javë më parëFull Time

KONKURS

ZYRTAR/E PËR BURIME NJERËZORE – ZYRË QENDRORE

PËRGJEGJËSITË:

  • Përgjegjëse për procesin e rekrutimit dhe seleksionimit në tërësi duke filluar nga shpallja e deri te njoftimi i kandidatëve për përzgjedhje/mospërzgjedhje;
  • Përgjegjëse për përpilimin dhe mirëmbajtjen e Kontratave dhe Anekseve të marëdhënjes së punës;
  • Mirëmban dhe bënë përpunimin e të dhënave nga qasja elektronike për vijimin e orarit të punës;
  • Mirëmbajtja dhe regjistrimi i pushimeve të punonjësve në sistemin e informimit të burimeve njerëzore në baza të rregullta, si dhe menaxhimi i punës jashtë orarit të rregullt.
  • Mirëmban të dhënat e të punësuarve si dhe azhurnon dosjet personale;
  • Ndihmon në detyrat dhe operacionet e përditshme të funksioneve të Burimeve Njerëzore;
  • Në mungesë të zyrtarëve tjerë të burimeve njerëzore kryen detyrat dhe përgjegjësitë e tyre;
  • Kryen punë dhe veprime të tjera që i cakton Menaxheri/ja i/e Burimeve Njerëzore.
  • Përgjigja e pyetjeve të punonjësve dhe adresimi i shqetësimeve të punonjësve me kompaninë
  • Përfaqësimi i punëdhënësit në komunitet dhe rekrutimi i ngjarjeve
  • Mbikëqyrja e ngjarjeve shoqërore (social-events)
  • Kontribuon për një ambient pozitiv të punës;

KUALIFIKIMET:

  • Diplomë Bachelor në Administrim Biznesi, ose në një fushë të ngjashme
  • Të paktën 1 vit përvojë në Burimet Njerëzore
  • Shkathtësi të shkëlqyera të komunikimit si dhe të dëgjimit aktiv
  • Shkathtësi të shkëlqyera organizative
  • Shkathtësi analitike dhe numerike
  • Njohje shumë të mirë të gjuhës angleze
  • Njohuri të mirë të paketës MS Office, dhe sistemeve të BNj

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. FINCA Kosovë ofron mundësi punësimi të barabartë. Afati i aplikimit deri me 27.05.2026

FINCA Kosovë është pjesë e rrjetit FINCA Impact Finance, një grup prej 13 institucionesh mikrofinanciare dhe bankave që ofron shërbime financiare me përgjegjësi sociale dhe u mundëson individëve dhe komuniteteve me të ardhura të ulëta të investojnë në të ardhmen e tyre.

Me aplikimin e juaj, ju e autorizoni FINCA Kosovë që të mbledh, verifikojë dhe të përpunojë të dhënat personale për qëllime të punësimit të mundshëm në FINCA Kosovë.