Finance GROUP, e themeluar që nga viti 1992, është lider në industrinë e kontabilitetit dhe menaxhimit të financave. Po kërkojmë një kandidat të ri për t’u bashkuar me ekipin tonë. Pozita është për ata që do të merren kryesisht me regjistrimin e faturave të blerjeve dhe shitjeve në sistemet tona të kontabilitetit.
Detyrat dhe përgjegjësitë përfshijnë:
- Regjistrimi dhe përpunimi i faturave të blerjeve dhe shitjeve në sistemin kontabël.
- Kontrolli i saktësisë së të dhënave të faturave dhe sigurimi që ato janë të përputhshme me dokumentet mbështetëse.
- Koordinimi me departamentet përkatëse për sqarime dhe pasqyrimin e faturave të paqarta.
- Përgatitja e raporteve të rregullta mbi faturat dhe transaksionet e kryera
Kualifikimet e kërkuara:
- Dëshmi e arsimit në fushën e kontabilitetit, financës ose një fushë të ngjashme.
- Përvojë pune e mëparshme në regjistrimin e faturave ose detyra të ngjashme është përparësi.
- Aftësi të mira për të punuar me softuerët e kontabilitetit, veçanërisht programin BILANC, dhe paketat e Microsoft Office (sidomos Excel).
- Aftësi të mira komunikimi dhe organizimi.
- Vullnet për të mësuar dhe zhvilluar aftësitë profesionale.
Ne ofrojmë mundësi për zhvillim të mëtejshëm profesional dhe një mjedis pune dinamik