Specialist i Neonatologjisë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Siguron kujdes mjekësor të specializuar për të porsalindurit, në veçanti për foshnjat e lindura para kohe ose për ato me vështirësi shëndetësore.
- Bën vlerësimin klinik, vendos diagnozën dhe trajton sëmundjet apo ndërlikimet neonatale.
- Mbikëqyr gjendjen shëndetësore të të porsalindurve dhe harton planin e trajtimit sipas nevojës.
- Udhëheq kujdesin intensiv neonatal dhe realizon procedurat mjekësore të domosdoshme.
- Jep këshilla dhe orientime për prindërit në lidhje me shëndetin, ushqyerjen dhe zhvillimin e foshnjës.
- Mban të regjistruara me saktësi të dhënat mjekësore dhe raportimet klinike.
- Zbaton protokollet, standardet profesionale dhe rregullat etike gjatë ofrimit të shërbimeve shëndetësore.
Kërkesat:
- Të ketë specializim në neonatologji.
- Të ketë përvojë të mëhershme në njësinë e neonatologjisë.
- Të posedojë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi ekipor.
- Të tregojë përgjegjësi, kujdes dhe empati në punë.
Ofrojmë:
- Mjedis pune profesional dhe përkrahës.
- Pagë konkurruese dhe përfitime shtesë.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime të vazhdueshme.
Orari: Part Time