• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
FAST TRACK CUSTOMS SERVICES

Operator Doganor

FAST TRACK CUSTOMS SERVICES
Apliko
Transport & Logjistike6 ditë më parëFull Time

Përshkrimi

FastTrack Albania, pjesë e Grupit BritCustoms me 5 zyra në Evropë, po kërkon një Operator Doganor për menaxhimin e procedurave doganore për platformat e-commerce si Alibaba dhe Amazon.

Çfarë bën një Operator Doganor

Operatori doganor është përgjegjës për menaxhimin e saktë të të gjitha procedurave të nevojshme për qarkullimin e mallrave ndërkufitare.
Ai verifikon dokumentet, klasifikon mallrat, kontrollon të dhënat fiskale dhe komerciale dhe përgatit deklaratat doganore.

Çfarë është një Deklaratë Doganore

Deklarata doganore është dokumenti zyrtar që i dorëzohet autoriteteve doganore për të deklaruar natyrën, vlerën, origjinën dhe destinacionin e mallrave që importohen ose eksportohen.
Ajo përcakton detyrimet doganore, TVSH-në dhe kushtet e zhdoganimit, dhe duhet të plotësohet me saktësi maksimale.
Operacionet e kërkuara për këtë rol procesohen në Itali nga distanca, drejtpërdrejt nga Shqipëria.

Kualifikimet

Kërkesat dhe Preferencat

  • Prioritet u jepet kandidatëve me eksperiencë doganore: për këto profile paga është: 800 €- 1,000 € neto ne baze te eksperiences.
  • Meren gjithashtu në konsideratë kandidatë nga sektori financiar ose logjistik, me eksperiencë në dokumente si fatura dhe packing list.
  • Kërkohet vëmendje e lartë ndaj detajeve, saktësi dhe aftësia për të ndjekur procedura komplekse.

Kushtet e Punës

  • Puna kryhet plotësisht në distancë (remote).
  • Nuk do të merren në konsideratë kandidatë që kanë një punë të dytë, pasi pozicioni kërkon përkushtim dhe përqendrim total.
  • Kërkohet disponueshmëri për të punuar me turne, përfshirë të shtunën dhe të dielën, me dy ditë pushimi gjatë javës.
  • Një fundjavë në muaj do të jetë plotësisht pushim.
  • Turnet e fundjavës: 07:00–14:00 dhe 14:00–22:00.
  • Respektohen të gjitha festat zyrtare shqiptare.

Trajnimi dhe Operacionet

  • Operacionet doganore kryhen nga Shqipëria për shërbime në Itali, drejtpërdrejt në platformat italiane.
  • Kërkohet njohje e përgjithshme e rregullave doganore; rregulloret specifike evropiane do të shpjegohen nëpërmjet trajnimit të dedikuar.

Nëse kërkon një rol të qëndrueshëm, profesional dhe me mundësi rritjeje brenda një grupi ndërkombëtar, FastTrack Albania dëshiron të të njohë.

Të dashur kandidatë,
Ju informojmë se do të shqyrtojmë me kujdes dokumentacionin tuaj. Ju ftojmë të dërgoni CV-në në shqip, italisht ose anglisht, të shoqëruar me një letër motivimi ku shpjegoni arsyet pse po aplikoni.

Objektivi ynë është të gjejmë njerëz të apasionuar dhe të motivuar për të ecur përpara së bashku me ne, duke ndarë vlerat tona dhe kontribuar në suksesin e kompanisë. Besojmë fort se puna në ekip dhe përkushtimi janë çelësi për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme dhe premtuese.

Përveç pagës, kompania ndan një pjesë të fitimeve me punonjësit e saj.

Faleminderit për interesimin. Presim me kënaqësi aplikimin tuaj!

Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.