Përshkrimi
Puna e Specialist Junior Finance për Shitjet, konsiston kryesisht në ndekjen ditore të shitjeve realizuar në çdo njësi. Evidentimin e problematikave dhe komunikim të vazhdueshëm me departmentin e IT për zgjidhje. Zhvillim dhe përmirësim të shitjeve me kupona/gift cards.
Detyrat
- Kryen kontrollin ditor të postimit të faturave të shitjes.
- Kryen kontrollin/sistemimin e inventarit në bazë të kërkesës se dyqanit të shitjes për artikujt me diferencë gjendje kontabile vs fizike sipas procedurës.
- Bën rregjistrimin/kontrollin e shitjeve me kupona/gift cards.
- Bën rregjistrimin/ kontrollin e veprimeve ditore të arkëtimeve të dyqaneve, POS të bankave, etj.
- Kontrollon DSR të dyqaneve per shitjet me karte me shitjet në system.
- Suporton/udhëzon Drejtuesit e Njësive të Shitjes për veprimet e arkëtimeve ditore.
- Bën aplikimin e arkëtimeve për klientët e shitjeve ne POS Merchant në sistemin kontabël.
- Kryen kontabilizimin e veprimeve të ndryshme në sistemin financiar.
- Bashkëpunon ngushtë me Specialist Finance për Shitjet.
- Detyra të tjera të përcaktuara nga eprori sipas nevojave operacionale të departamentit.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Financë.
- Njohuri të mira të Ligjeve Tatimore dhe Fiskalizimit;
- Aftësi analitike të raporteve financiare;
- Të zotërojë nivel të avancuar përdorimin e excel-it;
- Të jetë i organizuar dhe të shfaqë vëmendje ndaj detajeve;
- I aftë të ndjekë disa detyra duke siguruar arritjen e afateve kohore;
- Të ketë aftësi shumë të mirë për të punuar individualisht si edhe si pjesë e një skuadre;
Eksperienca
Eksperiencë në financë në industri të ngjashme përbën avantazh.
Kushtet e Punës
Fashion Group Albania është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.
Të dhënat tuaja personale
Të dhënat tuaja personale, të cilat dergohen nga ju vullnetarisht si përgjigje ndaj kësaj shpallje për vend të lirë pune, mblidhen dhe përpunohen, manualisht dhe/ose elektronikisht, nga Fashion Group Albania shpk, me qëllim vlerësimin e përshtatshmërisë tuaj për t’u punësuar në këtë vend pune. Këto të dhëna aksesohen vetëm nga persona të autorizuar të kompanisë dhe do të ruhen deri në përfundim të procesit të përzgjedhjes së kandidatit fitues. Subjektet e të dhënave personale, mund të ushtrojnë të drejtat e tyre sipas ligjit nr. 9887 dt. 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”,i ndryshuar, pranë Fashion Group Albanina shpk, si dhe pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.