• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Fashion Group Albania

Shitëse-Springfield TEG

Fashion Group Albania
Apliko
ShitjeTiranë6 ditë më parëFull Time

Përshkrimi

Fashion Group Albania, pjesë e Albi Group që prej Gusht 2025, përfaqëson kompaninë e parë të shitjes me pakicë në industrinë e modës në Shqipëri që ka sjellë konceptin e menaxhimit Franchisee. Me fokus në vendosjen e një standardi të ri në tregun e modës dhe të shërbimit ndaj klientit, kompania ka transformuar tregun vendas duke sjellë marka të njohura ndërkombëtare dhe alternativa cilësore produktesh. Fashion Group Albania operon në qendra të mëdha tregtare si Tirana East Gate (TEG) dhe Qendra Tregtare Univers (QTU), ku administron një portofol me 11 marka të njohura, si Mango, Geox, Parfois, Prenatal, Okaidi, Carpisa, Cortefiel, Springfield, Women Secret, Aldo dhe Tom Tailor. Aktualisht, kompania zhvillon aktivitetin e saj përmes 17 dyqaneve fizike dhe kanalit të saj online.

Albi Group, i krijuar më shumë se 30 vjet më parë nga familja Humolli në Prishtinë, Kosovë, është zhvilluar nga një biznes i vogël familjar në një grup të rëndësishëm në fushat e shitjes me pakicë, pasurive të paluajtshme, shpërndarjes së produkteve FMCG, shërbimeve ushqimore dhe mikpritjes. Grupi udhëhiqet nga përkushtimi ndaj kënaqësisë së klientit, përgjegjësisë sociale dhe qëndrueshmërisë mjedisore, me synimin për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për komunitetin.

Shites/e

Njesia: Springfield TEG

Vendndodhja: TEG - Tirana East Gate

Përmbledhja e Pozicionit:

Fashion Group Albania është në kërkim të të rinjve të talentuar që vlerësojnë një mjedis pune dinamik për t'iu bashkuar ekipit në dyqanin Springfield TEG, brenda qendrës tregtare TEG. Kandidati ose kandidatja që do të zgjidhet do të kujdeset për ofrimin e një shërbimi cilësor ndaj klientit dhe për ruajtjen e një ambienti të sistemuar dhe mikpritës.

Detyrat

  • Të ketë përfunduar arsimin e mesëm.
  • Të bashkëpunojë mirë në grup dhe të tregojë iniciativë.
  • Të zotërojë aftësi shumë të mira komunikimi.
  • Njohja e gjuhëve të huaja konsiderohet përparësi.
  • Përvoja në shitje, në kompani me veprimtari të ngjashme, përbën avantazh.

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar arsimin e mesëm.
  • Të bashkëpunojë mirë në grup dhe të tregojë iniciativë.
  • Të zotërojë aftësi shumë të mira komunikimi.
  • Njohja e gjuhëve të huaja konsiderohet përparësi.
  • Përvoja në shitje, në kompani me veprimtari të ngjashme, përbën avantazh.