• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Fashion Group Albania

Punëtor Magazine-TEG

Fashion Group Albania
Apliko
Transport & LogjistikeTiranë3 ditë më parëFull Time

Përshkrimi

Fashion Group Albania renditet ndër kompanitë kryesore në tregun shqiptar të shitjes me pakicë të modës ndërkombëtare dhe aktualisht është pjesë e Albi Group. E krijuar në vitin 2005, FGA vepron si përfaqësuese ekskluzive e disa prej markave më të njohura botërore në industrinë e modës dhe aksesorëve, përfshirë Mango, Parfois, Springfield, Cortefiel, Geox, Okaïdi, Prenatal, Carpisa, Women’secret, Aldo,Tom Tailer.

Albi Group u themelua më shumë se 30 vjet më parë nga familja Humolli në Prishtinë, Kosovë, dhe është zhvilluar nga një biznes i vogël familjar në një kompani të rëndësishme në fushat e shitjes me pakicë, pasurive të paluajtshme, shpërndarjes së produkteve FMCG, shërbimeve ushqimore dhe mikpritjes. Grupi vë theks te kënaqësia e klientit, përgjegjësia sociale dhe qëndrueshmëria mjedisore, me synimin për të ndikuar pozitivisht në komunitet.

Pozicioni: Punëtor Magazine
Njësia: Logjistikë TEG

Përmbledhja e Pozicionit

Fashion Group Albania është në kërkim të të rinjve dhe punonjësve të talentuar për t’iu bashkuar ekipit të logjistikës në TEG. Personi i përzgjedhur do të merret me organizimin dhe mirëmbajtjen e magazinave të FGA, si edhe me ndjekjen e proceseve të ngarkim-shkarkimit për importet dhe eksportet që realizon kompania.

Detyrat

  • Mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për ngarkimin dhe shkarkimin e mallrave që administrohen për llogari të Fashion Group Albania.
  • Mbështet dyqanet në aktivitetin e tyre të përditshëm lidhur me lëvizjet e ndryshme të mallrave sipas nevojave përkatëse.
  • Kujdeset për sistemimin e magazinave të FGA sa herë që kjo kërkohet.
  • Mirëmban mjetet e punës dhe sigurohet që, në përfundim të ditës, ato të jenë vendosur në hapësirën e duhur të magazinimit.
  • Duhet të jetë i gatshëm të punojë edhe jashtë ambienteve të TEG, kur kjo kërkohet për nevojat e Fashion Group Albania.
  • Kryen edhe detyra të tjera të caktuara nga supervizori, për aq kohë sa ato lidhen me natyrën e këtij pozicioni.

Kualifikimet

  • Të jetë i aftë të punojë në ekip dhe të tregojë iniciativë.
  • Të zotërojë shkathtësi të mira komunikimi.
  • Të ketë aftësi për të përballuar punë fizike.
  • Të jetë person i besueshëm.
  • Përvoja e mëparshme në kompani me veprimtari të ngjashme përbën avantazh.