
Fashion Group Albania renditet ndër kompanitë kryesore në tregun shqiptar të shitjes me pakicë të modës ndërkombëtare dhe tani është pjesë e Albi Group. E krijuar në vitin 2005, FGA vepron si përfaqësuese ekskluzive e disa prej markave më të njohura botërore në fushën e modës dhe aksesorëve, si Mango, Parfois, Springfield, Cortefiel, Geox, Okaïdi, Prenatal, Carpisa, Women’secret, Aldo,Tom Tailer.
Albi Group, i themeluar më shumë se 30 vjet më parë nga familja Humolli në Prishtinë, Kosovë, është zhvilluar nga një sipërmarrje e vogël familjare në një grup të rëndësishëm që operon në shitjen me pakicë, pasuritë e paluajtshme, shpërndarjen e mallrave të konsumit të shpejtë (FMCG), shërbimet ushqimore dhe mikpritjen.
Albi Group vlerëson kënaqësinë e klientit, përgjegjësinë shoqërore dhe qëndrueshmërinë mjedisore, duke kontribuar në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për komunitetin.
Pozicioni: Punëtor Magazine
Njësia: Logjistikë QTU
Përmbledhja e Pozicionit:
Fashion Group Albania është në kërkim të të rinjve dhe punonjësve të talentuar për t’iu bashkuar ekipit të logjistikës në QTU. Personi i përzgjedhur do të kujdeset për mirëmbajtjen e magazinave të FGA dhe do të ndjekë proceset e ngarkim-shkarkimit të importeve dhe eksporteve që realizon kompania.