• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Fashion Group Albania

Data Entry E-Commerce

Fashion Group Albania
Apliko
Teknologji Informacioni (IT)Tiranë1 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Fashion Group Albania, pjesë e Albi Group që prej Gusht 2025, është kompania e parë në Shqipëri në shitjen me pakicë në industrinë e modës që solli modelin e menaxhimit Franchisee. Me synimin për të vendosur një nivel të ri në tregun e veshjeve dhe në shërbimin ndaj klientit, kompania ka sjellë marka të njohura ndërkombëtare dhe alternativa cilësore produktesh, duke ndikuar në zhvillimin e tregut vendas. Fashion Group Albania operon në qendra të mëdha tregtare si Tirana East Gate (TEG) dhe Qendra Tregtare Univers (QTU), ku administron një portofol me 10 marka të njohura, si Mango, Geox, Parfois, Prenatal, Okaidi, Carpisa, Cortefiel, Springfield, Women Secret dhe Aldo. Aktualisht, aktiviteti i saj shtrihet në 17 dyqane fizike dhe në platformën online të kompanisë.

Albi Group, i krijuar më shumë se 30 vjet më parë nga familja Humolli në Prishtinë, Kosovë, është zhvilluar nga një sipërmarrje e vogël familjare në një grup të rëndësishëm që vepron në shitjen me pakicë, pasuritë e paluajtshme, shpërndarjen e produkteve FMCG, shërbimet ushqimore dhe mikpritjen. Grupi udhëhiqet nga përkushtimi ndaj kënaqësisë së klientit, përgjegjësisë sociale dhe qëndrueshmërisë mjedisore, me fokus në krijimin e një të ardhmeje më të mirë për komunitetin.

Pozita e hapur është Data Entry në departamentin E-Commerce, me vendndodhje pranë TEG, Tiranë.

Përmbledhja e pozicionit:

Roli Data Entry E-Commerce merret me administrimin, përditësimin dhe publikimin e të dhënave të produkteve në platformën online të kompanisë, duke garantuar saktësi dhe cilësi të informacionit. Kjo pozitë kërkon bashkëpunim të afërt me departamente të ndryshme për të siguruar mbarëvajtjen e operacioneve të e-commerce. Gjithashtu, roli ndihmon në përmirësimin e përvojës së klientit përmes menaxhimit të saktë të përmbajtjes dhe proceseve online.

Detyrat

  • Merret me përkthimin e faturave shoqëruese të mallrave, së bashku me përshkrimet e produkteve.
  • Harton lista të unifikuara të artikujve që do të publikohen për shitje online në platformën zyrtare të kompanisë.
  • Ndjek me provider problematikat që shfaqen në platformën e-commerce.
  • Monitoron procesin e rimbursimeve për klientët e e-commerce.
  • Punon ngushtë me departamentin e Marketingut për krijimin e links për fushata të ndryshme marketingu, si edhe për publikimin e blogs në platformë.
  • Kryen përditësimin manual të stokut në raste të veçanta.

Kualifikimet

  • Kërkohet diplomë universitare, e preferueshme në Administrim Biznesi, Marketing, Ekonomi ose në fusha të ngjashme.
  • Preferohet eksperiencë e mëparshme në data entry dhe e-commerce.
  • Nevojiten njohuri shumë të mira të Microsoft Excel dhe paketës Office.
  • Kërkohen aftësi shumë të mira në gjuhën angleze, përkthim dhe shkrim korrekt nga anglishtja në shqip për përshkrimet e produkteve.
  • Duhet nivel i lartë vëmendjeje ndaj detajeve dhe saktësi në hedhjen e të dhënave.
  • Kërkohen aftësi të mira organizative dhe menaxhim i mirë i kohës, veçanërisht në periudha me volum të lartë pune.
  • Duhet të ketë aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi me departamente të ndryshme.
  • Nevojiten njohuri bazë për platformat e e-commerce.
  • Kërkohet aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të respektuar afatet.
  • Eksperienca: 0–1 vit eksperiencë.

Kushtet e Punës

Fashion Group Albania ofron një ambient pune profesional dhe dinamik, si edhe një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh, së bashku me mundësi për zhvillim dhe shpalosje të potencialit profesional.