• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
exCoins.me

Zyrtar/e për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit (PPP/LFT)

exCoins.me
Apliko
Ligj & JuridikPrishtinë2 javë më parëFull Time

KONKURS PUNE

exCoins.me është kompania udhëheqëse për këmbimin e kripto-aseteve në Kosovë dhe, si pjesë e zgjerimit të veprimtarisë së saj dhe konsolidimit të proceseve të brendshme operative, ka hapur konkurs për këtë pozitë:

Zyrtar/e për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit (PPP/LFT)

Vendi i punës: Prishtinë.

Orari i punës: Orar i plotë.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Zbatim, mbikëqyrje dhe rifreskim i politikave dhe procedurave që lidhen me PPP/LFT (AML/CFT).
  • Zhvillim i proceseve të verifikimit të klientëve (KYC / CDD / EDD) për persona fizikë dhe juridikë.
  • Vëzhgim i transaksioneve dhe evidentim i aktiviteteve ose modeleve që mund të konsiderohen të dyshimta.
  • Hartim dhe raportim i transaksioneve të dyshimta te autoritetet përgjegjëse (NJIF).
  • Ruajtje, administrim dhe përditësim i dokumentacionit dhe regjistrave që kanë të bëjnë me PPP/LFT.
  • Ofrim i këshillimit dhe mbështetjes për degët dhe stafin e kompanisë gjatë zbatimit të politikave dhe procedurave për PPP/LFT.
  • Përgatitje dhe realizim i planit vjetor të miratuar për monitorim dhe trajnim të stafit në këtë fushë.
  • Përcjellje e ndryshimeve ligjore dhe rregullative që lidhen me PPP/LFT dhe përputhshmërinë.
  • Asistim për kompaninë gjatë auditimeve të brendshme, auditimeve të jashtme dhe inspektimeve nga autoritetet rregullatore.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në Juridik, Ekonomi, Financa, Menaxhim ose në fusha të afërta.
  • Njohje shumë e mirë e legjislacionit të PPP/LFT në Kosovë.
  • Përvojë pune në AML/Compliance, bankë, institucion financiar, fintech ose në sektorin e kripto-aseteve, që konsiderohet përparësi.
  • Njohuri praktike për proceset KYC dhe mbikëqyrjen e transaksioneve.
  • Shkathtësi të forta analitike dhe përqendrim i lartë në detaje.
  • Aftësi të mira në komunikim, organizim dhe sjellje profesionale.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze, si në të shkruar ashtu edhe në të folur.
  • Nivel i lartë i besueshmërisë dhe diskrecion profesional.

Ne ofrojmë:

  • Një rol të rëndësishëm me nivel të lartë përgjegjësie brenda strukturës së kompanisë.
  • Mjedis pune profesional, dinamik dhe me frymë bashkëpunuese.
  • Mundësi konkrete për zhvillim profesional dhe ngritje në karrierë.
  • Paketë përfitimesh në përputhje me politikat e kompanisë.
  • Mundësinë për t'iu bashkuar kompanisë lider në industrinë e kripto-aseteve në Kosovë.