• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
evroTarget LLC

Trajner për Komunikim (German Speaking)

evroTarget LLC
Apliko
Edukim & TrajnimPrishtinë1 javë më parëFull Time

Rreth kompanisë:

evroTarget L.L.C, pjesë e HORIZONTE Group AG, është një kompani BPO në sektorin e energjisë. E themeluar në vitin 2016, ne e udhëheqim tranzicionin energjetik të Evropës përmes ekselencës digjitale dhe zgjidhjeve të zgjuara e të qëndrueshme. Si qendër rajonale e kompetencës, fuqizojmë ekipet për të inovuar, bashkëpunuar dhe krijuar ndikim të qëndrueshëm në industrinë e energjisë.

Përshkrimi i Pozitës

evroTarget është në kërkim të një Trajneri për Komunikim i cili do të jetë përgjegjës për zhvillimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të aftësive komunikuese të punonjësve në kuadër të projekteve përkatëse. Kandidati/ja ideal/e do të kontribuojë në ngritjen e cilësisë së komunikimit me klientë përmes trajnimeve të strukturuara, analizës së performancës dhe ofrimit të feedback-ut profesional, duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e përvojës së klientit dhe efikasitetit të ekipit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • I/e motivuar dhe entuziast/e, me fokus në zhvillim dhe përmirësim të vazhdueshëm.
  • Përgjegjës/e për zhvillimin dhe mbajtjen e trajnimeve për aftësi komunikimi në ambient korporativ
  • Zhvillon dhe implementon programe trajnimi për përmirësimin e komunikimit verbal dhe të shkruar të punonjësve
  • Monitoron dhe analizon komunikimin e ekipit me klientë (telefonata, email, chat)
  • Bën vlerësim të bisedave dhe jep feedback të strukturuar për përmirësim të vazhdueshëm të shërbimit ndaj klientit
  • Analizon komunikimin përmes dëgjimit aktiv dhe jep udhëzime të qarta për zhvillimin e punonjësve.
  • Përvojë në mbajtjen e trajnimeve dhe zhvillimin e aftësive të komunikimit dhe ndërveprimit me klientë.
  • Përvojë në vlerësimin e cilësisë së komunikimit dhe/ose në role të ngjashme si QA, coaching apo shërbim ndaj klientit.
  • Përvojë në përdorimin e metodave interaktive të trajnimit dhe mjeteve digjitale
  • Aftësi për të motivuar dhe zhvilluar punonjësit në aspektin profesional dhe ndër personal
  • Aftësi të mira organizative dhe fleksibilitet në një ambient dinamik
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të ndërtuar marrëdhënie të mira bashkëpunimi

Kualifikimet:

  • Minimum 1 vit përvojë pune në trajnime ose në rol të ngjashëm
  • Njohuri të avancuara të gjuhës gjermane – (niveli C1)
  • Aftësi të shkëlqyera mira komunikimi dhe prezantimi
  • Qasje pozitive dhe orientim drejt klientit
  • Aftësi analitike për identifikimin e pikave të dobëta dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit
  • Aftësi për të dhënë feedback konstruktiv dhe për të trajnuar të tjerët
  • Aftësi të mira organizative dhe fleksibilitet në një ambient dinamik
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të ndërtuar marrëdhënie të mira bashkëpunimi

Çka ofrojmë ne?

  • Pagë shumë të kënaqshme
  • Kontratë afatgjatë
  • Sigurim shëndetësor të mbuluar nga evroTarget L.L.C
  • Mundësi të avancimit në karrierë
  • Trajnime profesionale
  • Ambient fantastik pune
  • Ekip bashkëpunues
  • Relax room