Rreth kompanisë:
evroTarget L.L.C, pjesë e HORIZONTE Group AG, është një kompani BPO në sektorin e energjisë. E themeluar në vitin 2016, ne e udhëheqim tranzicionin energjetik të Evropës përmes ekselencës digjitale dhe zgjidhjeve të zgjuara e të qëndrueshme. Si qendër rajonale e kompetencës, fuqizojmë ekipet për të inovuar, bashkëpunuar dhe krijuar ndikim të qëndrueshëm në industrinë e energjisë.
Përshkrimi i Pozitës
evroTarget është në kërkim të një Quality Assurance Officer (QAO) i cili do të jetë përgjegjës për monitorimin dhe sigurimin e cilësisë së shërbimeve në kuadër të projektit përkatës. Kandidati/ja ideal/e do të kontribuojë në përmirësimin e vazhdueshëm të performancës së ekipit përmes analizës, këshillimit dhe trajnimit.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Siguron cilësinë e shërbimeve sipas standardeve dhe kritereve të projektit
- Monitoron dhe vlerëson telefonatat dhe komunikimet me shkrim
- Analizon performancën dhe identifikon fushat për përmirësim
- Ofron feedback, këshilla dhe trajnime për punonjësit
- Zhvillon dhe implementon masa konkrete për përmirësim të cilësisë (SMART)
- Organizon takime individuale dhe grupore (Side-by-Side, feedback sessions)
- Bashkëpunon me Team Leader, Project Leader dhe menaxhmentin për përmirësim të proceseve
- Përgatit raporte dhe prezantime periodike mbi performancën
- Mirëmban dokumentacionin dhe siguron respektimin e procedurave të kompanisë
- Merr pjesë në trajnime dhe aktivitete zhvillimore
Kualifikimet:
- Minimum 1 vit përvojë pune në shërbim ndaj klientëve ose në rol të ngjashëm
- Njohuri të avancuara të gjuhës gjermane – (niveli C1)
- Përvojë në fushën e sigurimit të cilësisë (avantazh)
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi
- Qasje pozitive dhe orientim drejt klientit
- Aftësi analitike dhe organizative të zhvilluara
- Aftësi për të dhënë feedback konstruktiv dhe për të trajnuar të tjerët
- Njohuri në Microsoft Office
- Fleksibilitet dhe orientim drejt arritjes së rezultateve
Çfarë ofrojmë ne?
- Pagë shumë të kënaqshme
- Kontratë afatgjatë
- Sigurim shëndetësor të mbuluar nga evroTarget L.L.C
- Mundësi të avancimit në karrierë
- Trajnime profesionale
- Ambient fantastik pune
- Ekip bashkëpunues
- Relax room