• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
evroTarget LLC

Finance Officer

evroTarget LLC
Apliko
Finance, Banke & KontabilitetPrishtinë1 javë më parëFull Time

Rreth kompanisë:

evroTarget L.L.C, pjesë e HORIZONTE Group AG, është një kompani BPO në sektorin e energjisë. E themeluar në vitin 2016, ne e udhëheqim tranzicionin energjetik të Evropës përmes ekselencës digjitale dhe zgjidhjeve të zgjuara e të qëndrueshme. Si qendër rajonale e kompetencës, fuqizojmë ekipet për të inovuar, bashkëpunuar dhe krijuar ndikim të qëndrueshëm në industrinë e energjisë.

Rreth konkursit:

Kompania jonë është në kërkim të një Finance Officer të motivuar, analitik dhe të përgjegjshëm, i cili do të mbështesë proceset financiare dhe administrative të kompanisë, me fokus të veçantë në bashkëpunimin me kompanitë tona partnere në Gjermani.

Kjo pozitë është e përshtatshme për kandidatë që kanë përvojë në financa, kontabilitet, administrim financiar dhe që dëshirojnë të zhvillohen më tej edhe në drejtim të analizës së të dhënave dhe raportimit të performancës së biznesit.

Përgjegjësitë kryesore

Kandidati i përzgjedhur do të jetë përgjegjës për:

  • Përcjelljen dhe mbështetjen e proceseve financiare të kompanive tona partnere në Gjermani;
  • Punën me sisteme ndërkombëtare të administrimit, financave dhe kontabilitetit;
  • Menaxhimin dhe kontrollimin e faturimeve të shitjes;
  • Përcjelljen dhe verifikimin e orëve të punës;
  • Alokimin e kostove sipas projekteve, departamenteve dhe njësive të biznesit;
  • Bashkëpunimin me ekipet e brendshme dhe ato ndërkombëtare për sigurimin e saktësisë së të dhënave;
  • Analizimin e proceseve ekzistuese dhe propozimin e përmirësimeve;
  • Mbështetjen në monitorimin e KPI-ve të kompanisë;
  • Përcjelljen e performancës së projekteve dhe njësive të biznesit;
  • Përgatitjen e analizave për menaxhmentin lidhur me kostot, të hyrat, produktivitetin dhe performancën;
  • Mbështetjen në zhvillimin e raporteve analitike përmes Excel, Power BI apo mjeteve të ngjashme.

Kualifikimet e kërkuara

Kandidati duhet të ketë:

  • Diplomë Bachelor në Financa, Kontabilitet apo fusha të ngjashme;
  • Minimum 2 vite përvojë pune në financa, kontabilitet, administrim financiar apo pozita të ngjashme;
  • Njohuri të mira të proceseve financiare dhe kontabilitetit;
  • Përvojë me sisteme të ndryshme ndërkombëtare të kontabilitetit, financave apo administrimit;
  • Njohuri shumë të mira të MS Excel;
  • Aftësi të mira analitike dhe vëmendje të lartë ndaj detajeve;
  • Aftësi për të punuar me të dhëna, raporte dhe procese të strukturuara;
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me ekipe ndërkombëtare;
  • Përgjegjësi, saktësi dhe aftësi për të respektuar afatet.

Kualifikime të preferuara

Përparësi do të kenë kandidatët që kanë:

  • Njohuri të gjuhës gjermane në nivel të lartë;
  • Përvojë paraprake si Data Analyst apo në role të ngjashme analitike;
  • Njohuri në Power BI, dashboard-e, KPI reporting apo data visualization;
  • Përvojë në analizë të performancës së kompanisë, projekteve apo njësive të biznesit;
  • Njohuri të sistemeve ERP, CRM apo platformave të tjera financiare/administrative;
  • Përvojë pune me kompani ndërkombëtare apo tregun gjerman.

Aftësitë personale

Kandidati ideal duhet të jetë:

  • Analitik dhe i orientuar drejt zgjidhjes së problemeve;
  • I organizuar dhe i saktë në punë;
  • Proaktiv dhe i gatshëm për të mësuar sisteme dhe procese të reja;
  • I aftë të punojë në mënyrë të pavarur dhe në ekip;
  • I orientuar drejt përmirësimit të proceseve dhe raportimit cilësor.

Çfarë ofrojmë ne

  • Ambient profesional dhe bashkëpunues pune;
  • Mundësi për zhvillim profesional në financa, administrim dhe analizë të të dhënave;
  • Bashkëpunim me kompani dhe ekipe ndërkombëtare;
  • Mundësi për avancim të rolit drejt Data Analyst / Business Analyst;
  • Projekte dinamike dhe procese moderne të punës.