Përshkrimi
Një supermarket i ri me produkte organike po kërkon një Ekonomiste të strukturuar dhe të kujdesshme, e cila do të mbulojë administrimin e proceseve financiare dhe detyrave administrative të biznesit.
Detyrat
- Hedhja dhe verifikimi i faturave të blerjes dhe të shitjes.
- Administrimi i dokumenteve financiare dhe administrative.
- Mbikëqyrja e stokut dhe përputhja e inventarit.
- Hartimi i raporteve financiare në baza periodike.
- Koordinimi me sektorët e tjerë për funksionimin e rregullt të aktivitetit.
Kualifikimet
- Diplomim në Finance, Kontabilitet ose në një fushë të afërt.
- Përvoja në role të ngjashme konsiderohet përparësi.
- Aftësi të mira në përdorimin e programeve financiare dhe të paketës Office.
- Saktësi, aftësi organizative dhe vëmendje ndaj hollësive.
Ofrohen kushte të favorshme pune, pagë konkurruese dhe mundësi për zhvillim profesional.