Përshkrimi
Distributori farmaceutik Evita Sh.p.k po e zgjeron veprimtarinë e saj dhe është në kërkim të një Specialiste e Burimeve Njerëzore.
Detyrat
- Udhëheq procesin e rekrutimit dhe integrimit fillestar të punonjësve të sapopunësuar.
- Organizon dhe bashkërendon programet e trajnimit, si edhe aktivitetet për zhvillim profesional.
- Mirëmban dokumentacionin e stafit dhe harton kontrata, anekse dhe dokumente të tjera të fushës së HR.
- Mbikëqyr evidencën e prezencës, menaxhimin e pushimeve dhe procedurat administrative të personelit.
- Kujdeset për respektimin e Kodit të Punës, rregullave të kompanisë dhe procedurave të brendshme.
- Jep mbështetje në përpilimin dhe përditësimin e politikave, procedurave dhe përshkrimeve të vendeve të punës.
- Ndihmon në proceset e vlerësimit të performancës dhe në zhvillimin profesional të punonjësve.
- Përgatit raporte dhe analiza periodike të Burimeve Njerëzore.
- Bashkëpunon me menaxherët e departamenteve për të trajtuar nevojat organizative dhe çështjet që lidhen me stafin.
- Merr pjesë në iniciativa që ndikojnë në angazhimin dhe mirëqenien e punonjësve.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Ekonomi, Psikologji, Drejtësi ose në fusha të përafërta.
- Të paktën 4 vite përvojë në Burime Njerëzore, me angazhim në menaxhimin e proceseve kryesore të kësaj fushe.
- Njohuri të mira mbi legjislacionin e punës.
- Përvojë në administrimin e personelit, rekrutim, onboarding, vlerësim të performancës dhe marrëdhënie pune.
- Përparësi kanë kandidatët që zotërojnë njohuri për menaxhimin e Cilësisë dhe certifikimin ISO.
- Shkathtësi shumë të mira në komunikim dhe bashkëpunim.
- Etikë e lartë profesionale, integritet dhe ruajtje e konfidencialitetit.
- Aftësi të forta organizative dhe menaxhim i mirë i prioriteteve.
- Mendim analitik dhe zgjidhje efektive e problemeve.
- Iniciativë, fleksibilitet dhe orientim drejt rezultateve.
- Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel dhe Word.
- Zotërim shumë i mirë i gjuhës angleze.